E rëndë! E ndau e dashura, 15-vjeçari hakmerret duke i vr*rë nënën, motrën dhe vëllanë!

SHBA-të janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë 3 persona brenda pak minutash.

Dhe gjithçka lidhej me një motiv “pasioni”, sepse e dashura e tij po e mitur e ndau dhe ai u hakmor në mënyrën më makabre. I vrau nënën, motrën dhe vëllanë.

Nëna 39-vjeçare e vajzës, Jennifer Rodriguez, u gjet e vdekur në apartamentin e saj luksoz në Odessa, Teksas, të martën, më 9 dhjetor. Vajza e saj, 13 vjeçe dhe djali 9 vjeç, u gjetën me të po të pajetë.

Policia kishte reaguar në vendngjarje atë pasdite pas raportimeve për të shtëna me armë. I riu ia mbathi dhe u arrestua rreth 40 minuta më vonë, tha policia.

15-vjeçari ishte në një lidhje me vajzën më të madhe të Rodriguez, e cila është po 15 vjeçe, dhe kishte planifikuar ta qëllonte atë jashtë shkollës. Ai përfundimisht ndryshoi mendje dhe u shfaq në shtëpinë e vajzës ku kreu vrasjen e trefishtë.

Sipas raportimeve, 15-vjeçari nuk e pranoi që e dashura e tij i kishte kërkuar të ndaheshin. Vajza nuk u lëndua, por nuk dihet nëse ajo ishte në shtëpi në kohën e sulmit të të riut.

Babai i tre fëmijëve (i cili ishte ndarë nga Rodriguez) thotë se është i shkatërruar dhe në një postim, thekson se “nuk e priste që kjo lloj tragjedie t’i ndodhte asnjërit prej nesh”.

15-vjeçari është akuzuar për vrasje të shumëfishtë dhe është marrë në paraburgim. Teksasi ka dënimin me vdekje, por nuk u shqiptohet kurrë vrasësve të dënuar.

Një armë u gjet pranë apartamentit dhe po ekzaminohet për të parë nëse është arma e vrasjes. Ndërkohë, autoritetet tashmë e dinë se kush e bleu armën.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…