E trishtë! Humb betejën me ka ncerin, ndahet nga jeta ish zyrtari lartë shqiptar

Është ndarë nga jeta ish-prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët njoftojnë se Bala vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Bashkëshortja e tij, përmes një mesazhi prekës, shprehet se humbja e Balës ka lënë një boshllëk të madh në familje, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri i fortë dhe një luftëtar i palodhur përballë vështirësive.

“Me dhimbje të pamasë po ndajmë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit tim të shtrenjtë dhe babait të tre vajzave tona, Baki Bala. Ai u përball me një sëmundje të vështirë dhe të rrallë me forcë, dinjitet dhe shpresë, duke na mësuar çdo ditë çfarë do të thotë të luftosh me zemër dhe të duash jetën edhe në momentet më të vështira. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona, një dhimbje që fjalët nuk arrijnë ta përshkruajnë. Do të jetojë përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona si një shpirt fisnik, i buzëqeshur, optimist dhe luftëtar i palodhur, ashtu siç ishte gjatë gjithë jetës së tij. Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë detajet për ceremoninë mortore”, shkruan ajo.

Bala ka qenë prefekt i qarkut të Fierit nga viti 2017 deri në vitin 2021. Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij publike, Baki Bala u vlerësua për përkushtimin dhe korrektësinë në shërbim të qytetarëve, duke lënë pas një kontribut të çmuar në drejtimin e institucioneve dhe në jetën publike të qarkut Fier.

Related Posts

Ori Nebijaj sërish “single”, merr fund lidhja 2-vjeçare! Historia diskrete e dashurisë

Por nëse rikthehemi pas në vitin e shkuar, në ato pak deklarata që kishte, Ori fliste për një dashuri të madhe që po shijonte. Teksa ishte në…

Babai dhe djali rra’hin vajzën e shtëpisë, arrestohen

Madhësia e tekstit: Dhuna në familje godet sërish. Një rast i tillë është raportuar në Sarandë, ku babai dhe djali kanë dhunuar vajzën e shtëpisë. “Specialistët për…

Efekt domino në Evropë: Ukraina anëtare e BE-së në 1 janar 2027, hapet rruga edhe për 8 vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

Ukraina mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2027 sipas një plani paqeje në draft. Diplomacia “dinake” e Kievit mund ta detyrojë bllokun të rishkruajë procedurat…

Historia prekëse e 11-vjeçarit ukrainas për humbjen e nënës bën përkthyesen të shpërthejë në lot (VIDEO)

Historia e një djali ukrainas të plagosur nga një raketë ruse ka prekur zemrat e njerëzve në mbarë botën. Në videon që ka bërë xhiron e rrjetit,…

Një kryevepër 1500-vjeçare bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin që zbulohet vetëm tre muaj në vit

Ky gadishull shqiptar fsheh mozaikë bizantinë, nën një mbulesë mbrojtëse për nëntë muaj të vitit, me sipërfaqe 158 metra katrorë, që datojnë në shekullin VI Journée Mondiale…

Raportohet e zhdukur një e moshuar amerikane në Tiranë, a e ka parë dikush?

Një grua amerikane është raportuar e zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët e saj kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më parë. Sipas mesazhit të mbërritur…