E RRALLË! Ballë për ballë me VR ASËSIN e fëmijëve të tij, babai merr VENDIMIN që SHOKOI publikun…

një moment i rrallë dhe thellësisht prekës është dokumentuar nga emisioni investigativ 7NEWS Spotlight, i cili ka hyrë brenda një prej burgjeve më të sigurisë maksimale në Australi për të regjistruar një përballje që ka tronditur opinionin publik.

Danny Abdallah, babai që humbi tre nga gjashtë fëmijët e tij në një aksident tragjik rrugor, u përball për herë të parë ballë për ballë me Samuel Davidson, personin që u mori jetën fëmijëve të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2020, kur Davidson, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe duke drejtuar automjetin në mënyrë të pakujdesshme, u ngjit me makinë në trotuar në zonën Oatlands. Si pasojë, u vr anë katër fëmijë, mes tyre tre fëmijët e familjes Abdallah: Antony 13 vjeç, Angelina 12 vjeç dhe Sienna 8 vjeç, si dhe kushërira e tyre 11-vjeçare, Veronique Sakr. Tre fëmijë të tjerë mbetën të plagosur. Davidson u dënua me 20 vite burg, nga të cilat duhet të vuajë minimalisht 15.

Reagimi i prindërve Danny dhe Leila Abdallah kishte prekur mbarë Australinë, pasi ata deklaruan publikisht se e falnin autorin e ngjarjes, një qëndrim që u cilësua nga shumëkush si i jashtëzakonshëm. Pesë vite pas tragjedisë, Danny Abdallah vendosi të shkonte vetë në burg për ta takuar Davidsonin, një takim që u filmua nga ekipi i 7NEWS Spotlight.

Në këtë përballje, Samuel Davidson foli për herë të parë hapur për ditën e aksidentit, duke ndarë detaje mbi gjendjen e tij, zinxhirin e ngjarjeve që çuan në tragjedi dhe mënyrën se si jeton sot me peshën e krimit të kryer. Gazetari Michael Usher, i cili e ka ndjekur çështjen prej tetë vitesh, e përshkroi përvojën brenda burgut si tronditëse dhe të vështirë për t’u përshkruar, duke theksuar se momentet e regjistruara ishin jashtë çdo pritshmërie.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…