Kushtetuesja ktheu ne detyre Ballukun, vjen levizja urgjente e qeverise me urdher te Rames

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje vendimet e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku nga detyra, rrjedhimisht duke e rikthyer në detyrën e saj. Vendimi hyn në fuqi kur botohet në fletoren zyrtare dhe brenda pak orësh vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare. Nga ky moment Balluku rikthehet në detyrat e saj.

Ajo qe te ben pershtypje eshte fakti i zbardhjes ne kohe rekord te ketij vendimi, sic nuk ka ndodhur kurre me pare, si nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe nga qeveria per ta publikuar ne Fletoren Zyrtare.

Sa i perket Gjykates Kushtetuese thuhet se ka pasur nje presion te larte nga njerez prane qeverise dhe per kete arsye eshte ndermarre nje hap i shpejte dhe me nxitim per te zbardhur vendimin.

Nderkohe sa i perket publikimit ne fletoren zyrtare mesohet se menjehere Rama ka urdheruar segmentet e qeverise qe te nxitojne dhe mobilizojne strukturat e qendres se botimeve zyrtarre per ta kaluar kete vendim ne fletore zyrtare, me qellim qe te henen Belinda Ballukun ta gjeje ne zyre me kompetenca te plota.

Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO me 5 vota pro dhe 3 kundër, ndërsa ka pranuar ankimimin e Kryeministrit Edi Rama për çështjen.

Seanca për shqyrtimin e ankimit do të jetë publike dhe do të zhvillohet më datë 22 janar. Votimi i anëtarëve të Kushtetueses ka qenë 5 me 3.

Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim paraprak çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Gjykata Kushtetetuese vendosi me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare”.

Trupa vendosi me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, masa e GJKKO për ndalimin e daljes së Belinda Ballukut jashtë shtetit mbetet në fuqi,

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…