Pengmarrja e shqiptarit nga Kosova/ Dalin pamjet, autorët duke drekuar me 39-vjeçarin, dyshohet se…

Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një të riu nga Kosova.
Sipas policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa i riu dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”, në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë që tre të arrestuarit pritet të dalin përpara togave të zeza, pala mbrojtëse ka përgatitur materialet e saj. Në fashikujt e dorëzuar nga avokatët përfshihen video dhe fotografi, ku shfaqet i riu nga Kosova, i cilësuar nga policia si viktimë e pengmarrjes, së bashku me personat e arrestuar.

Në pamjet filmike dhe fotografitë e paraqitura, personat duken duke drekuar së bashku dhe duke u sjellë në mënyrë të qetë, çka sipas mbrojtjes tregon se ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe se nuk bëhet fjalë për një situatë pengmarrjeje.

Sipas pretendimeve të palës mbrojtëse, i riu nga Kosova ka ardhur në Vlorë me valixhe dhe veshmbathje personale, me qëllimin për të qëndruar aty për një periudhë kohe. Mbrojtja thekson gjithashtu se denoncimi për pengmarrje është bërë nga motra e tij, e cila jeton në Suedi.

Avokatët pretendojnë se i riu u kërkonte para familjarëve për të shlyer një borxh, për të cilin kishte dalë garant, dhe se rasti është keqinterpretuar si pengmarrje sipas tyre.

Nga ana e shërbimeve të Policisë Gjyqësore, në banesën ku pretendohej se janë gjetur të rinjtë dhe pengu i tyre, është gjetur edhe valixhja me rrobat dhe veshmbathjet personale të tij, fakt që sipas mbrojtjes mbështet pretendimin se ai kishte shkuar aty për të qëndruar.

Edhe pse në pamje nuk dallohet qartë data dhe ora e regjistrimit, videot tregojnë se personat njihen mes tyre dhe komunikojnë lirshëm.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pritet që gjykata të vlerësojë provat e paraqitura nga të dyja palët./Top Channel

Related Posts

Protesta para Kryeministrisë/ Adriatik Lapaj ndihet keq, bie në tokë pas përplasjes me policinë

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë mbrëmje u shoqërua me tensione. Policia, e cila mbërriti aty për të…

Izraeli po përgatitet për një Iuftë të befasishme, Turqia nën shënjestër?!

Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka deklaruar së fundmi se vendi i tij “po përgatitet për një luftë të befasishme” dhe se “duhet të…

“Zemra e tij…”/ Aktori madh i gjendet i vd*kur brenda apartamentit të tij, te gjithe e kemi dashur

Peter Greene, i njohur për rolet e tij në filmat “Pulp Fiction” dhe “The Mask” të Quentin Tarantinos, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Aktori veteran u…

Wall Street Journal: “Lufta po vjen”. SHBA sulmoi një anije kineze

Shtetet e Bashkuara, sipas Wall Street Journal kanë goditur në Oqeanin Indian një anije të nisur nga Kina drejt Iranit, me argumentin e bllokimit të një trafiku…

A do i hiqet viza amerikane dhe a do shpallet non-grata Belinda Balluku? Departamenti i Shtetit reagon

Televizioni më i madh në Amerikë i ka kushtuar sot një shkrim krizës së korrupsionit në rritje që po përfshin Shqipërinë, një aleate të rëndësishme të SHBA-së…

E trishtë! Humb betejën me k’ancerin, ndahet nga jeta ish zyrtari lartë shqiptar

Është ndarë nga jeta ish-prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët njoftojnë se Bala vuante prej…