Wall Street Journal: “Lufta po vjen”. SHBA sulmoi një anije kineze

Shtetet e Bashkuara, sipas Wall Street Journal kanë goditur në Oqeanin Indian një anije të nisur nga Kina drejt Iranit, me argumentin e bllokimit të një trafiku të mundshëm armësh mes dy vendeve. Media e njohur thotë se operacioni u krye nga forcat speciale amerikane.

Në shkrim theksohet se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin gjurmuar lëvizjet e anijes së mallrave të nisur nga një port kinez me destinacion Republikën Islamike.

Në bord kishte pajisje me përdorim të dyfishtë, që do të thotë teknologji e përshtatshme si për përdorim civil ashtu edhe për ushtarak.

Kur anija kaloi në jug të Sri Lankës, një ekip i Forcave Speciale, me shumë mundësi i mbështetur nga njësitë e Marinës Amerikane, nisi sulmin. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, por është mësuar vetëm tani.

Wall Street Journal vëren se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin taktika gjithmonë e më agresive ndaj kundërshtarëve të tyre: disa ditë më parë, SHBA sekurestroi një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, veprim ky i lidhur me fushatën kundër Nicolas Maduros dhe aleatëve të tij.

Anija u përshkrua si e një aksi që lidhte Karakasin, Iranin dhe Kubën. Ndërhyrja ndaj anijes mallrash që mbërrinte nga Kina po cilësohet si përpjekje për të penguar planet e Republikës Islamike.

Pas konfliktit të shkurtër midis Izraelit dhe Iranit këtë verë, Garda Revolucionare e Iranit po tenton të përmirësojë arsenalin e saj të raketave dhe të blejë sisteme të reja, pasi bombardimet e IDF-së, së bashku me sulmet amerikane, shkatërruan pjesërisht disa vende ku iranianët prodhonin raketa me rreze të gjatë veprimi./Top Channel

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…