Serena Sula shtatzënë për herë të parë — babai i fëmijës është ish-banori i Big Brother VIP Albania?

Modelja Serena Sula ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio për të folur për klipet e saj. Por jo vetëm kaq!

Moderatoret e kanë ngacmuar atë në lidhje me disa personazhe të njohur të ekranit. Një ndër ta ishte edhe aktori i njohur, Laert Vasili, për të cilin bëri disa deklarata mjaft të forta.

Serena u shpreh se para disa kohësh kanë qenë së bashku në Prishtinë dhe “rruga është e gjatë për të mos bërë ndalesa”.

Mirëpo modelja i habiti të gjithë kur tha se është në pritje të ëmbël. E pyetur nëse babai është ish-finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Laerti, Serena u përgjigj duke thënë se ‘do të jetë surprizë’.

Pjesë nga intervista:

Ke thënë se Laert Vasili ka qenë një person në jetën tënde që ti ke dashur të kesh një marrëdhënie me të. Më vonë të kemi parë në disa video në rrjetet sociale, në të njëjtin event që kam qenë dhe unë me shumë njerëz. Unë do të doja të dija përshtypjen, ndonjë diss, ndonjë lajm, çfarë ka ndodhur?

Me Laertin kam qenë në emision, në Prishtinë, nuk ka dalë akoma, del për Vit të Ri

Tani dua të shoh se deri ku shkon sinqeriteti jot me Laertin. Sepse unë di…

Ti di…

Çfarë ka ndodhur Serena?

Ka diçka për të ditur?

Përderisa kemi shkuar në emision bashkë, në Prishtinë, rruga është shumë e gjatë. Gjithë ajo rrugë e gjatë, nuk di si do kalohet pa ndalesa.

Ke pasur ndonjë gjë me Laert Vasilin, po ose jo?

O zemra, unë doja ta lija surprizë për Vitin e Ri, kam nxjerrë aty që jam shtatzënë. Doja ta lija surprizë.

Je shtatzënë?

E lashë surprizë për tek emisioni, se e kam thënë atje. Kam hallin se si do të bëj klipin nëse do të isha shtatzënë

Domethënë je shtatzënë?

Le ta lëmë surprizë

Me Laert Vasilin apo?

Unë me Laertin kemi bërë një emision në Prishtinë, që do të hidhet për festa. Unë dhe Laerti jemi më të afërt seç duhet, kemi marrëdhënie më the të thashë, marrëdhënie intime.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…