Ori Nebijaj sërish “single”, merr fund lidhja 2-vjeçare! Historia diskrete e dashurisë

Por nëse rikthehemi pas në vitin e shkuar, në ato pak deklarata që kishte, Ori fliste për një dashuri të madhe që po shijonte. Teksa ishte në panel si opinioniste, në atë kohë deputetja zbuloi se ishte e dashuruar dhe në një lidhje të konsoliduar. Ajo tha se prej dy vitesh tashmë ka një marrëdhënie të konsoliduar. Hermetike për jetën e saj private, ajo e zbuloi lidhjen e saj teksa i doli në mbrojtje Heidit gjatë diskutimit për takimin me prindërit e Romeos.

Sipas Orit, Heidi ka të drejtë të ndihet në siklet dhe tregoi më pas edhe raportin e saj me partnerin. Ajo tha që është shumë normale të ndihesh në siklet kur takon prindërit e partnerit, sepse ajo sapo është njohur me Romeon dhe, për më tepër, në një vend të izoluar. Ajo e krahasoi me veten, kur tha se, edhe pse ka dy vjet me partnerin e saj, sërish ka siklet kur vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij.

“Kam dy vite me të, por sa herë vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, – tha ajo.

Por kur ka kaluar 1 vit nga kjo deklaratë, duket se lidhjes i ka ardhur fundi dhe pse vetë prezantuesja nuk ka dashur që të flasë për detaje. Ngacmimet në formatin që drejton kanë vijuar edhe këtë javë, ku ka qenë Rudina ajo që është shprehur “Ori duhet të gjejë burrë njëherë, pastaj të bëjë dasmën”, duke konfirmuar kështu se moderatorja është zyrtarisht single.

Duke njohur natyrën e saj hermetike sa i përket jetës private, vështirë se vetë ajo do të zgjedhë të flasë për shkaqet që e çuan drejt kësaj ndarjeje. Ashtu si dhe vetë Ori është shprehur, preferon që mos të flasë në media për jetën personale.

“Jeta private është dhe duhet të jetë private. (thashë që nuk kam shkëlqyer në date-s) Unë dua që publiku të më njohë dhe të më dojë apo gjykojë për punën time profesionale, nuk kam dashur kurrë të bëhem e famshme apo të njihem nga lajmet rozë apo portalet si Ori e atij apo e këtij. Jam thjesht unë, vajza që punon në ekran”, shprehej Ori në intervistën e dhënë pak vite më parë.

E duket se edhe pas kësaj historie, që ka qenë shumë e rëndësishme për të, sërish ajo do të zgjedhë të fokusohet tek karriera, duke lënë pas një histori dashurie të shkuar keq, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…