(VIDEO nga ngarja) Heroi i Bondi Beach u qëIIua dy herë pasi çar’matosi autorin e suImit

Një qytetar që u kthye në hero gjatë sulmit me armë zjarri në Bondi Beach në Sydney, u qëllua dhe ndodhet në spital në pritje të ndërhyrjes kirurgjikale, kanë bërë të ditur familjarët e tij. 🎥/📷Më poshtë pamjet ekskIuzive⬇️

Pamje tronditëse të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur burri i afrohet nga pas njërit prej autorëve të armatosur, i cili po qëllonte në drejtim të qytetarëve që po largoheshin me panik. Ai e rrëzon përdhe autorin dhe i rrëmben armën nga duart, duke ndalur përkohësisht sulmin.

Pasi e çarmatos, burri drejton armën nga sulmuesi, i cili zvarritet dhe largohet drejt një sulmuesi të dytë që vijonte të qëllonte mbi turmën.

Menjëherë pas kësaj, qytetari ngre duart lart për t’u identifikuar si i padëmshëm për forcat e policisë, vendos armën në tokë dhe largohet nga vendngjarja.

Duke folur për median australiane 7NEWS, një i afërm i tij, Mustafa, zbuloi se heroi është kushëriri i tij, Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, baba i dy fëmijëve.

Sipas tij, Ahmed nuk kishte asnjë përvojë me armët e zjarrit dhe ndodhej rastësisht pranë vendit të ngjarjes kur vendosi të ndërhynte për të shpëtuar të tjerët.

Në kaosin e krijuar, ai u qëllua dy herë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

“Ai është në spital dhe ende nuk e dimë saktësisht gjendjen e tij. Shpresojmë që të jetë mirë. Ai është një hero, 100 për qind”, u shpreh Mustafa.

Sulmi në Bondi Beach ka shkaktuar 12 viktima dhe ka tronditur opinionin publik në Australi, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…