‘E di që Berishën nuk e mund dot’, gazetari tregon planet e Salianjit: Nuk është naiv, ja çfarë synon

Gazetari Çim Peka është shprehur mbrëmjen e sotme se Ervin Salianji me lëvizjet e tij, e di mirë se nuk e mund dot kreun e PD-së, Sali Berishën.

I ftuar në një studio televizive, Peka tha se Salianji po synon të jetë sa më afër Berishës. Më tej ai shtoi se Berisha duhet të hapë partinë dhe të zhvillojë takime me universitetet.

“Kush mendon se krimi i ofrohet opozitës dhe jo qeverisë ose është naiv ose bën lojën e krimit. Salianji nuk është naiv, e di se nuk e mund Berishën. Salianji nuk e ka me Berishën. Berisha ju duhet, ai nuk është as i ri as i konsumuar, as i dobishëm as i padobishëm, as i fajshëm, as i pafajshëm, është frymë. LDK mbahet ende me varrin e Rugovës. PD nuk do të mbahet dot as me varrin e Berishës, nuk mbahet me pazarxhinjtë e vegjël. Problemi nuk është as Noka as Salianji, por Sali Berisha. Me njerëz apolitikë nuk mundet. Flamuri kaq ka, duhet të hapë krahun.

A është zgjidhja Salianji? Salianji bëri burg por nuk është Pjetër Arbnori, dissident. Ai bëri burg me 5D, Pëllumb Gjokën, Oltion Bistrin. Nuk e kam dëgjuar të thotë asnjë fjalë për Oltion Bisrin, Pëllumb Gjokën, hajdutët. Me Gridën në krah flet kundër krimit? Këta nuk e kanë me Berishën, sepse pa të shkrihen. Lufta është kush do të jetë ngjitur me të. Amerikanët po luftojnë për dyshin sepse e dinë që pa Berishën s’ka opozitë. Salianji po synon të jetë sa më afër Berishës. Berisha duhet të shkojë tek universitetet.”, tha gazetari.

Peka tha më tej se të bësh opozitë në këto kushte është një mision i vështirë pasi sipas tij kreu i qeverisë, Edi Rama ka “banalizuar” politikën.

“Përgjigja e Berishës në vitin 2017 kur i thoshim kthehu se shiko se çfarë po bën Luli ishte se e kishte të pamundur të bënte ekip. Opozita në këto kushte është mision i vështirë. Politika është e vështirë duhet të ndërmarrësh rrisqe e të jesh serioz, sepse Rama ka banalizuar politikën dhe ka kriminalizuar shtabet elektorale.

Nuk mund t’ju themi të gjithë kalamajve shyqyr që ju kemi. Ka plot që bëjnë sulm ndaj opozitës, ose ka dhe nga ata që kanë bërë beteja politike që kur nuk iu plotësua diçka dalin kundër. Beteja duhet të jetë parimore. Albana dhe Flamuri do të bindin të rinjtë se me mirë të arsimohesh sesa të pish drogë? Duhet stof politik përballë Zegjinesë dhe Sara Milës. Që të mbledhësh shqiptarët e të largosh Ramën pa votë duhet një ambalazh shumë I fortë, duhet të jesh i pranueshëm”, tha gazetari.

LEXO ME SHUME!

Related Posts

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…

PD BËHET GATI PËR TË RRËZUAR RAMËN! Zbulohet skenari i fortë, kush janë deputetët që propozuan të futen në grevë urie?

Tiranë – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të mbyllura, ku në fokus kryesor ka qenë strategjia e aksionit opozitar, i…

“Nëse nuk gjej punë nuk vi shtepi….”- D*gji veten në makinën e tij, del biseda e fundit e ish-policit me familjarët!

Vlorë/Himarë – Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur sot opinionin publik, ku dyshohet se ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Artjol Xhelo, i ka dhënë fund jetës duke…

Namiiii! Grida Duma nis ‘s*lmin’ ndaj Mul Nokës dhe Saliut! Nxjerr sekr*tet që do iu tr*ndisin

Ish-deputetja demokrate dhe moderatorja Grida Duma i është përgjigjur ashpër Sali Berishës dhe Flamur Nokës, në lidhje me akuzat e këtyre të fundit për zgjedhjen e Endri…

Ndryshim i madh/ Për herë të parë në Shqipëri , sapo e lajmeroi Rama

Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar. Sektori i transportit do…

“Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit”/ Duma ‘TR*NDIT’ Berishën pas akuzave: Ta dish mirë që

Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e drejtuesve të opozitës lidhur me qëndrimin e…