Gjendet i pl*gosur me th’ikë një burrë në Elbasan, policia zbulon se autor ishte vëllai

Elbasan | Konflikt mes vëllezërve për motive të dobëta, një i arrestuar
Një konflikt familjar ka përfunduar me pasoja në Elbasan, ku një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij me mjet prerës. Ngjarja u zbulua pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për ndihmë mjekësore një 46-vjeçar, i cili kishte dëmtime në dorë.

Pak pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan nisën veprimet për zbardhjen e rrethanave.

Nga hetimet rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi Behar Haka, 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë vëllanë e tij, shtetasin A. Haka, 46 vjeç. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së 35-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës që dyshohet se është përdorur në ngjarje, si edhe disa fishekë arme gjahu.

Policia nuk konfirmoi shkakun e qartë të ngjarjes duke u mjaftuar të thotë se ndodhi për motive të dobëta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al