Sherri me 3 të pl agosur pranë gjimnazit në Shkodër/ Lirohen nga qelia dy organizatorët (EMRAT)

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë nga qelia dy të rinjtë, të arrestuar pas sherrit të ndodhur në shkollën e mesme “Shenjaze Juka”.

Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, u lanë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndryshe nga “Arrest me burg”, që iu ishte caktuar më parë. Ata dyshohet se ishin organizatorët e sherrit që përfshiu rreth 15 adoleshentë, të ndarë në dy grupe, kryesisht të moshës 17–18 vjeç.

Konflikti nisi me grushte dhe më pas u përshkallëzua me përdorimin e sendeve të forta, ndërsa gjatë përleshjes dyshohet se është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë). Si pasojë e dhunës, tre adoleshentë mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari Doronesto Kulla dyshohet se është përfshirë në sherr për të ndihmuar vëllain e tij 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”, duke u bashkuar në përleshje me persona të tjerë.
s
Pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy grupet bashkohen dhe nisin përplasjen fizike, e cila zgjat rreth një minutë, përpara se të shpërndahen. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë së Shkodrës dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” ndërhynë në vendngjarje, duke sekuestruar prova filmike dhe duke nisur hetimet.

Related Posts

Fenomen i rrallë në Orikum: Deti ngrihet mbi 1.5 metra, përmbyten biznese dhe rrugë

Baticë e pazakontë dhe erëra të forta shkaktojnë dalje të ujit në vijën bregdetare Orikum, 17 shkurt 2026 – Vija bregdetare e Orikum u përball këtë të martë…

VRlTET nga dy vajza i riu shqiptar në Angli (Foto+Emri)

ANGLI, 17 shkurt 2026 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Croydon, ku 22-vjeçari shqiptar, Lorik Abazi, u vra me thikë ditën e diel, sipas raportimeve…

Trazoi rrjetin kur ia përmendi emrin, zbulohet kush është ‘shef’ Nikolini që gruaja ia përmendi Tanit

Mbrëmja e së shtunës në “Big Brother VIP” ishte e mbushur me emocione të forta për Tanin, nga rrëfimi i dhimbshëm për vëllain që nuk e njihte…

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Apelit ka ankimuar vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin, këngëtarin dhe së fundmi aktorin shkodran. Ejlli rezulton…

Gati sa nuk kacafyten/ Miri debaton ashpër me Mateon: Hajde provoje shpullën!

Gjatë diskutimit me tone të ashpra mes tyre, Mateo e ka quajtur Mirin “lepurush”. Ndërkohë Miri i është kundër përgjigjur duke i thënë që “ke filluar të…

E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe simbolike ka ndodhur në Nitting-Voyer-Hermelange, në verilindje të Francës, ku prindërit e nxënësve kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për…