Si asnjehere me parë, meteorologu Osmani bën paral*jmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Në një lidhje live ishte meteorologu Hakil Osmani, i cili, si çdo javë, bën parashikimin e motit. Sipas tij, edhe kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.

“Do kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në ultësirat perëndimore gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa në orët e mesditës do të kemi kalime më të shpeshta të vranësirave, më të fokusuara në zonat malore. Për sa i përket kësaj jave, pritet të jetë prezent në zonat veriperëndimore ditën e mërkurë, duke bërë që të kemi edhe momente të pakta me pika shiu”, u shpreh meteorologu.

Ai theksoi se, zona e Malësisë së Madhe dhe zona e Shkodrës do të preken nga këto momente të pakta shiu, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

“Temperaturat e ajrit janë tipike të dhjetorit, pasi kemi minimume që regjistrohen në -2 gradë Celsius në qytete e zonë malore, ndërsa në ultësirat perëndimore luhaten nga 8-9 gradë Celsius. Nga ana tjetër kemi temperatura tipike vjeshte, pasi do kemi maksimum 21-22 gradë Celsius.

Mesjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të jenë 24 gradë Celsius në zonat jugperëndimore”, theksoi ai. Ndërkohë era nuk do të jetë problematike.

“Për sa i përket rajonit, edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Intervale të gjata me kthjellime në orët e para të mëngjesit do të shihen si për Kosovën, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

Nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve. Reshjet për sa i përket rajonit do të jenë më të dukshme në zonat veriperëndimore të Ballkanit, duke përfshirë Malin e Zi, duke bërë që ditën e mërkurë të kemi prezente reshjet e shiut. Pjesa tjetër e rajonit të Ballkanit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm”, tha meteorologu

Related Posts

E bùjshme! ‘Hèrmano’ tek Portokallia del në mèsazhet e grupeve kríminale, s’do ta bèsoni çfarë u zbulua

Batuta e famshme “Hermano, ke pasa”, e kthyer në virale nga aktori i Portokallisë Visjan Ukcenaj në rolin e “King North”, duket se ka kapërcyer kufijtë e…

Andi Bùshati shtang popullin: Ja pse koka e SPAK nuk do arrèstojë Ramën, keto jane ‘ndèret’ e mëdha që i ka bèrë

Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e SPAK-ut dhe aftësinë e tij për të hetuar çështje që prekin nivelet e larta të politikës, përfshirë kryeministrin…

Zbulohet pse u anùlua emisioni “OPINION”! Fevziu reágon i revòltuar: Tv Klan duhet…

Blendi Fevziu ka reaguar publikisht për të shuar zërat dhe teoritë konspirative lidhur me mostransmetimin e emisionit “Opinion” mbrëmjen e djeshme. Në një video-mesazh, ai sqaroi se…

Reshje bore natën e Vitit të Ri! Paralajmëron eksperti: Temperaturat deri në -20…

Ndërrimi i viteve në Kosovë duket se do jetë me reshje bore, po edhe temperatura ekstreme polare. Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka thënë…

Aks*dent i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë! PIagoset rëndë shoferi… niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një mjet me targa bullgare. Sipas…

Horoskopi ditor, e mërkurë 17 dhjetor 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë qe keni…