Tradhtia qe nuk falej dot! Pas 27 vitesh martesë/ Enada Hoxha zbulon arsyen e dhimbshme qe e ndau nga Gerdi

Balerina e njohur shqiptare, Enada Hoxha, ka folur për herë të parë lidhur me divorcin e para pak muajve nga balerini Gerd Vaso, në një intervistë shumë emocionale për të.

E ftuar në podcast-in e Mira Kazhanit, “Zë me Mirën”, Enada ka nisur rrëfimin e saj duke shprehur se ish-bashkëshorti i saj, Gerd Vaso, “ka qenë dhe do të jetë njeriu që ka dashur përjetë”, duke vijuar me deklaratën:

“Kjo që unë përjetoj ose dashuria e madhe që kam përjetuar, më duket sikur nuk do të përsëritet më, do të jetë aty me mua gjithmonë.”

E pyetur nga Mira për arsyen e ndarjes së ish-çiftit shumë të dashur për publikun shqiptar, Enada u shpreh: “Arsyeja është thjesht ai dhe zgjedhja e tij. Unë më shumë sesa t’i jepja gjithë dashurinë time pa fund, nuk kisha gjë tjetër,” duke lënë të kuptohej se vendimi për ndarjen ka qenë i njëanshëm dhe i nisur prej ish-bashkëshortit të saj.

Më tej, balerina vijoi të përmendte më shumë se një herë gjatë intervistës që, gjatë kësaj ndarjeje të vështirë për të, iu desh të pranonte vendimin e Gerdit, për të respektuar dhe dinjitetin e saj, duke u shprehur:

“Nuk ka vlerë të ndihesh i fyer dhe i parespektuar gjithë kohës. Çdo gjë ka një kufi. Por dhe unë nuk jam natyrë që mund të mbaj dikë me zor.”

Ndonëse Enada nuk përmendi arsyen konkrete që e ka bërë të ndihej e parespektuar prej ish-baskëshortit, deklarata e mëposhtme lë të nënkuptohet se veprat e këtij të fundit kanë qenë për të një motiv i fortë për të pranuar ndarjen e tyre dhe të thënit “jo” një ribashkimi në të ardhmen:

“Mendoj që janë ca gjëra që nuk falen, nuk kapërdihen, me gjithë dashurinë e madhe. Kam zgjedhur të respektoj veten dhe zgjedhjen e tij.”

Në intervistë, ku qartësisht Enada nuk ngurroi të tregohej vulnerabël, duke shprehur se ndiente ende dashuri për Gerdin, ajo u shfaq gjithashtu edhe kategorike në mbajtjen e një miqësie me të:

“Është shumë herët për të folur për një miqësi me zgjedhjen që Gerdi ka bërë. Mendoj që nuk mund të mbetesh mik nëse do të ishte një ndarje që nuk po shkojmë mirë. […] Nëse ka ndarje për arsye jo të mira, që nuk ka nevojë t’i them, s’ka shumë dëshirë për të qenë miq sepse lëndimi është shumë i madh. Çdo përballje ka ende një efekt shumë të fortë tek unë, edhe kalimi [ballë për ballë] për mua është shumë i fortë,” përmbylli ajo.

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso u përfolën për një divorc gjatë muajit shtator të këtij viti, ndarje që i dha fund martesës së tyre 27-vjeçare. Ish-çifti i famshëm i balerinëve janë njohur që në periudhën kur kanë qenë të dy në fillim të shkollës së lartë dhe kanë një djalë 17-vjeçar së bashku, të quajtur Roan.

Related Posts

20-vjeçarja Iind foshnjën në Tiranë dhe e b’raktis, identifikohet nga policia

Policia ka proceduar penalisht një 20-vjeçare indoneziane, e cila lindi foshnjën në një banesë në Tiranë dhe e braktisi aty. Ndërkohë e kanë pësuar edhe 4 shtetase…

Zbulohet dëshmia e të riut që vr*u babain e tij në Durrës: “Ishim duke ngrënë dhe…”

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen që u regjistrua të martën në qytetin e Durrësit ku djali vrau babin e tij 69-vjeçar. I riu, Marjan…

Elhaida Dani flet për herë të parë për përjetimin pas komenteve negative mbi lidhjen me Ledianin në “DWTS”

Këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe prekës në emisionin “The Dalina Show”, ku ka folur për përvojën e saj në…

U pezullua për shkak të dyshimeve me gjininë, dalin FOTOT e volejbollistes Nayara Ferreira të disa viteve më parë

Volejbollistja braziliane e Dinamos Nayara Ferreira është vënë në qendër të debateve pak ditë më parë pasi u pezullua nga Federata Shqiptare e Volejbollit pasi iu kërkua…

Pamje nga Uragani Melissa, qyteti pushtohet nga peshkaqenët, paralajmërim për shfaqjen e krokodilëve

Uragani Melissa ka goditur Kubën këtë të mërkurë, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull…

E RËNDË/ 41-vjeçari vr*t me thikë ish-të dashurën, telefonon policinë dhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali pasi një 41-vjeçar brazilian vrau ish-të dashurën e tij me thikë, në Castelnuovo Del Garda, të Italisë. Mediat italiane…