“Ende festoj ditëlindjen e Bleonës në shtëpi”/ Bukurie Mata rrëfehet mes lotësh: Nuk jetojmë dot, duam drejtësi…

Nëna e Bleona Matës ka bërë një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës diten e sotme e ftuar në një studio televizive, duke treguar se prej vitesh jeton me një makth të pandërprerë, mes shpresës dhe dhimbjes për vajzën e saj të zhdukur. Ajo shprehet se jeta e familjes është ndalur dhe se asnjë festë, asnjë moment gëzimi nuk ka më kuptim pa praninë e Bleonës.

“Jetojmë me këtë makth, me këtë histori dhe me këtë depresion. Nuk jetojmë dot, nuk festojmë dot, sepse na mungon një pjesë e shpirtit,” shprehet ajo.

Nëna e Bleonës akuzon drejtpërdrejt strukturat e rendit, duke thënë se hetimet nuk janë kryer siç duhet dhe se personat e përfshirë nuk janë mbajtur përgjegjës. “Uniformat blu duhej të kishin punuar siç duhet. Pesë vajzat nuk mbajtën asnjë përgjegjësi,” thotë ajo.

Ajo rrëfen se çdo ditë e pret vajzën e saj me shpresën se një ditë do t’ia dëgjojë sërish zërin dhe do t’ia festojë ditëlindjen. Bleona, sipas saj, është ende e pranishme në çdo detaj të jetës familjare: në kalendarin me fotot e saj, në gotën nga e cila pi ujë, në sendet e përditshme që mbajnë kujtimin e saj gjallë.

Deklarata e saj;

Jetojmë me këtë makth, me këtë histori e me këtë depresion. Nuk jetojmë dot, nuk festojmë dot, sepse na mungon një pjesë e shpirtit. Unë, si nënë, nuk i kam humbur shpresat dhe nuk do t’i humbas kurrë, por ndonjëherë jam e mbushur me urrejtje, sepse uniformat blu duhej të kishin punuar siç duhet. Pesë vajzat nuk mbajtën asnjë përgjegjësi.

E pres vajzën time me padurim. Besoj se një ditë do t’ia dëgjoj zërin, do t’ia festoj ditëlindjen. Ajo është pjesë e familjes sonë. Kalendari është me fotot e saj, stilolapsi, gota ku une pi ujë, gjithçka mban foton e Bleonës.

Jetoj te prindërit, sepse nuk jetoj dot aty ku më humbi Bleona. Jetoj me djalin tim, është 19 vjeç. Derisa të kem frymën e fundit, nuk do të ndaloj së kërkuari Bleonën. Djali më thotë se do ta ndjekë këtë çështje edhe në rrugë private.

Qamilja ka dashur t’i marrë të dy fëmijët, por djali u kthye, vajzën ma mori. Shteti nuk më ka ndihmuar. Bashkia e Kukësit e di historinë time, komuna po ashtu. Unë çdo pjatë që mbush, nuk e ndaj kurrë pa ia mbushur edhe Bleonës.

Shteti nuk punoi siç duhet. Kriminelët i ka në dorë, situatën e ka në dorë, vetëm Bleona mungon. Dua të kem një takim me kryeministrin e Shqipërisë. Ai mund t’i japë urdhër SPAK-ut dhe prokurorisë që të thërrasin menjëherë pesë vajzat. Ato nuk janë pyetur siç duhet, u pyetën dy orë me makiato, pica e hamburger.

E dua këtë takim sa më shpejt. Dua drejtësi për vajzën time, sepse shpirti po më përvëlohet.

Related Posts

Çm*nduri në Tiranë! “Hajde merre vajzën se nuk është e vi*gjër”, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë

Daja i një vajze të re të sapomart.uar, dyshohet se kanosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë…

Analisti i njohur tr*ndit: Ja vendimi që ka marrë Belinda Balluku, nga sot ajo..

Në “Shqipëria Live” u diskutua sot kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes, ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Analisti Milaim Zeka bëri një deklaratë të…

E rëndë në Greqi, nëna lë fëmijën 3-vjeçar të vd*së nga uria

Vdekja e një djali 3-vjeçar në Aleksandropolis po merr përmasa tragjike, pasi autopsia tregoi se fëmija vdiq nga arrest kardiak për shkak të dështimit të shumëfishtë të…

Nëna e saj është shqiptare nga Tirana, ndërsa babai i saj është bolivian. Historia e pazakontë e sopranos Carolina López Moreno

17 Dhjetor, 2025 Gjithçka në 5 vjet për Carolina López Morenon. Ajo debutoi si soprano në vitin 2021, ka kënduar për Mehta, Gatti dhe Pappano, dhe në…

Pas kësaj date SJELL FAT TE KEQ! Ja kur duhet hequr pema e Vitit të Ri

Kur festat mbarojnë, të gjithë nisin nga pastrimi i shtëpisë. Ndër të tjera, një rëndësi shumë e madhe i kushtohet heqjes së dekorimeve, të cilat ruhen për…

Prej kohësh e “zhdúkur! Këngëtares Anjeza Branka i ndodh tr*nditja e madhe

Këngëtarja ka prekur fansat e saj, teksa i ka bërë një dedikim të veçantë dhe të ndjerë nënës së saj. Ajo shkruan se kishte frikë që ta…