Imuniteti i Ballukut, eksperti tregon si do të veprohet: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati…

SPAK i kërkon Kuvendit ti heqi imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe kanë lindur shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen.

Çfarë ndodh pas kësaj kërkese, si pritet të veprojë Kuvendi, cilat janë afatet ligjore, sa ndikon kjo në detyrën e zv/kryeministres, të gjitha këto i sqaron ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume.

Siç sqaron Kume, pas kërkesës së SPAK-ut do të nisë një procedurë e cila nuk do të mundet të zgjasë më shumë se 3 muaj në total. Nëse Kuvendi nuk vepron brenda kësaj kohe, kërkesa shfuqizohet.

Pyetje: Cilat janë hapat e mëtejshme që duhet të ndiqen, si dhe afatet që Kuvendi ka për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut?

“Pasi prokurori paraqet kërkesën në Kuvend, kërkesë të cilën e administron kryetari i Kuvendit, kryetari ia dërgon këtë kërkesë menjëherë Këshillit të Mandateve dhe të Rregullores. Këshilli i Mandateve njofton deputetin përkatës për këtë kërkesë që është bërë nga prokurori, shqyrton kërkesën në prani të deputetit ose të përfaqësuesit që autorizon deputeti dhe harton një raport brenda një periudhe prej dy javësh. Këshilli mund të thërrasë edhe prokurorin, nuk është i detyruar nga rregullorja e Kuvendit që ta bëjë, por mund ta thërrasë, dhe thirrja bëhet vetëm për qëllime sqaruese proceduriale, jo për lëndën ose provat. Pastaj, Këshilli i Mandateve, pasi merr vendimin për raportin që harton, ia dërgon seancës, e cila e shqyrton dhe vendos ‘po’ ose ‘jo’. Gjithë kjo duhet të bëhet brenda 3 muajve nga data kur prokurori ka bërë kërkesën në Kuvend. Në qoftë se Kuvendi nuk vepron brenda 3 muajve, pasi kalon afati 3-mujor, kërkesa shfuqizohet dhe nuk ka më fuqi. Pra quhet e barabartë me atë që Kuvendi nuk e ka pranuar. Kjo është ajo çka bëhet në Kuvend për kërkesën”, tha Kume.

Pyetje: A ndikon ky proces në legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve ekzekutive të një zëvendëskryeministreje?

“Mandatin e deputetit ajo do ta humbiste veç në rast se do të merrej për të një vendim penal i formës së prerë, sepse në këtë rast fillon të veprojë ligji për dekriminalizimin, që i ndërpret mandatin. Pra, detyrën që ka si anëtare e Këshillit të Ministrave, në rast arresti me burg apo arresti shtëpie, ajo nuk e ushtron dot, por kjo nuk i hiqet automatikisht. Nuk ia heq as prokurori, as gjykata, por duhet kryeministri të veprojë. Dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka efekt për këtë fare, nuk e ndalon prokurorin“, tha ai

Related Posts

I fundit! Lëkundje të forta tërmeti në det

Një tërmet me magnitudë 4.0 u regjistrua në orën 23:07 në Detin Adriatik pranë Mletit, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. “Sonte, më 17 dhjetor 2025, në orën…

Sh*rr i madh ne Kuvend, sapo ndodhi

Garda e Republikës tentoi të largojë deputetët e Partisë Demokratike nga karriget e rezervuara për ministrat, duke shkaktuar përplasje dhe tensione në Kuvend. Kreu I Partisë Demokratike,…

I fundit! Vjen lajmi i papritur per te gjitha ata qe kane makina

TIRANË — Pagesa e taksave të mjeteve në Shqipëri tashmë mund të kryhet online, duke eliminuar nevojën për sportele dhe radhë të gjata. Shërbimi i ri, i…

Aks*dent tr*gjik, futbollisti i madh 21-vjeçar h*mbi jetën teksa po kthehej në shtëpi pas fitores

Lojtari i Macclesfield, po kthehej në shtëpi pas fitores 2 – 1 ndaj Bedford Town, e vlefshme për Ligën e 6-të në Angli. Konfirmimin për këtë ngjarje…

Goditje të forta, LEKU LETER dhe… / Javë b*mbë! Liza Gjika: Ja shenjat ne duart e Fatit

Mbyllja e ketij muaji do te vije një energji të ngarkuar, intensive dhe shpesh sfiduese, ndërsa ende jemi nën ndikimin e thellë emocional të sezonit të Akrepit….

Shokon studimi: Gratë që kryejne MARREDHENIE rrallë mund të…

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por ato mund edhe të vdesin më herët: Nje studim i ri tregon se…