Është zbuluar zyrtarisht ekipi që do të drejtojë “Big Brother Fan Club” për këtë edicion të pestë, dhe surpriza është e madhe.
Përmes një video promoje interesante që simulon një bisedë në grup në WhatsApp, Top Channel ka konfirmuar zërat që qarkullonin prej ditësh: Kiara Tito do të jetë moderatorja e re e programit, ndërsa krah saj rikthehet një nga emrat më të peshë të opinionbërjes në Shqipëri, Arjan Konomi.
Lajmi i vërtetë që ka entuziazmuar rrjetin është pikërisht rikthimi i Konomit në Top Channel pas rreth tre vitesh mungesë. Ish-opinionisti i “Big Brother” dhe “Për’puthen” rikthehet në ekranin ku la gjurmë, por këtë herë më i fuqishëm se kurrë.
Largimi i tij nga Top Channel vite më parë bëri bujë. Vetëm së fundmi, në podcastin e Arbana Osmanit, Arjani theu heshtjen duke zbuluar prapaskenat e atij largimi të papritur. Ai tregoi se gjithçka nisi nga një postim i tij në Instagram, ku kritikonte nivelin e opinionistëve të “BBV” të asaj kohe, duke i cilësuar debatet si të nivelit të ulët.
“Më kërkuan ta fshija postimin. Unë refuzova. U thashë që mendimin tim nuk e heq,” – rrëfeu Konomi te Arbana, duke treguar se largimi erdhi si pasojë e mbrojtjes së lirisë së tij të fjalës dhe integritetit profesional.
Me rikthimin e tij, formati pritet të fitojë një peshë tjetër. Arjan Konomi njihet si një ndër zërat më autoritarë, i cili nuk bën kompromise me lojtarët dhe ka një aftësi të rrallë për të zbërthyer psiko-analizën e banorëve, shpesh duke shkuar edhe kundër rrymës.
Në promon e publikuar, Kiara shkruan: “Hey grupi! Jam e lumtur që do të jem prezantuesja e këtij edicioni”, ndërsa Arjani ia kthen shkurt dhe saktë: “Suksese! Nisim një ditë pas natës së parë të BBV, apo jo,