Rama i rr*thuar nga SHBA dhe SPAK! Ilir Kulla e thote hapur: Ja dy skenarët e vetëm që i kanë ngelur Kryeministrit

Sipas tij, kërkesa e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kanë hapur një konflikt të ri të hapur mes Qeverisë dhe Prokurorisë, konflikt që po shndërrohet në betejë pushtetesh.

Kulla u shpreh se përplasja Qeveri–SPAK do të ketë fitues, por paralajmëroi se rruga drejt këtij fundi mund të sjellë pasoja të rënda politike dhe ndërkombëtare.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka gabuar me konceptin e qeverisë jo politike dhe se, në kushtet aktuale, duhet një reformim i thellë i kabinetit, deri në 90%, për të shmangur përshkallëzimin e krizës.

Në studio, Kulla hodhi një paralajmërim të fortë: nëse kryeministri vendos të përshkallëzojë luftën me SPAK-un, Shqipëria rrezikon sanksione nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, Rama ndodhet sot në një situatë të ngjashme me atë të Sali Berishës në vitin 1999, nën presion të brendshëm dhe vëzhgim të rreptë nga jashtë.

Analisti deklaroi se Ramën mund ta shpëtojnë vetëm dy skenarë ekstremë: zgjedhje të parakohshme ose një pakt politik me opozitën, madje deri te ideja për të prekur ekzistencën e SPAK-ut, çka do të sillte tronditje të forta institucionale. Ndërkohë, Kulla kritikoi ashpër edhe klasën politike, duke thënë se Rama dhe Berisha kanë shkatërruar partitë politike, kanë vrarë debatin e brendshëm dhe i kanë hapur rrugë populizmit që sjell destabilitet.

Duke folur për SPAK-un, ai theksoi se pritshmëritë janë shumë të larta, por paralajmëroi se përplasjet e vazhdueshme me qeverinë dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut mund të çojnë drejt kolapsit të besimit publik.

Në planin ndërkombëtar, Kulla u shpreh skeptik për të ardhmen e Bashkimit Europian, duke theksuar se Europa po vuan pasojat e vendimeve të liderëve të paaftë dhe se, pa reflektim të thellë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet një objektiv pa kuptim real,

Related Posts

Shpëtohen Erioni dhe Flora

Erioni dhe Flora janë dy “shqiptarët” më të rinj që kanë tërhequr vëmendjen e mediave britanike, por ndryshe nga sa mund të mendohet, nuk bëhet fjalë për…

‘Lufta’ për ‘minierën’ e fundit të arit në Hollywood

Beteja për Warner Bros. është një luftë për një arkë thesari me IP ikonike të studios, një mall i rrallë për të cilin Ted Sarandos ose David…

“Dëshmi të vlefshme për ngjarjen”- Përfundon marrja në pyetje e Ilir Metës për dosjen e 21 Janarit

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK mbi dosjen e 21 janarit. Mësohet se ai është pyetur nga hetues të Byrosë…

Nga miq në armiq/ Detaje nga pl*gosja për sherrin në TikTok, si Iindi konfIikti

Replikat në TikTok janë arsyeja e një tjetër konflikti me armë zjarri, këtë herë të ndodhur në Kamëz. Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të…

Autori i drejton a’rmën në një lokal/ Dalin PAMJET e pl*gosjes së “Guccit” të Tik-Tok-ut (Video)

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga momentit i plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ngjarje e ndodhur pak…

Nuk shkoi të merrte vajzat nga dadoja, 29-vjeçarja gjendet e MB*TUR në një kanal

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Altrincham në Manchester, ku trupi i një gruaje të re është nxjerrë nga një kanal, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur…