Gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nga hetimet që po zhvillon SPAK për rastin e Belinda Ballukut, kanë ardhur 4 letërporosi nga jashtë, mes vendeve dhe Zvicra dhe Izraeli.
Ajo thotë se janë bllokuar rreth 20 mln dollarë në accounte bankash që figurojnë me emrin e Ballukut, ndërsa shton se përpos zv/kryeministres në hetime është edhe një ndërtuese, emrin e të cilit nuk e bëri publik.
“Në hetimet që janë bërë për çështjen Balluku, sot që flasim SPAK ka në dorë 4 letërporosi që kanë ardhur nga jashtë, dhe në këto letër porosi kanë ardhur shuma në emër të saj. Ajo është Zvicra, ajo do të marrë në qafë dhe një ndërtuese. Paratë nuk i kanë vetëm të fortët, i kanë dhe këta zonjat, janë dhe ndërtuesit, kompanitë.
Është dhe Izraeli që SPAK ka në dorë, që janë 20 mln dollarë në emër të Ballukut, ka acounte bankash që figurojnë në emër të zv.kryeministres”,- tha Llabani ndër të tjera në News 24,