Garda e Republikës tentoi të largojë deputetët e Partisë Demokratike nga karriget e rezervuara për ministrat, duke shkaktuar përplasje dhe tensione në Kuvend.
Kreu I Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes së Gardës, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë.
“Prekja e deputetëve është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm”, deklaroi Berisha, duke akuzuar mazhorancën për përdorimin e forcës.
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e PD kanë zënë vendet e ministrave dhe nuk lejojnë që të largohen. Ndërkohë Berisha ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Mbrojtjes, duke e quajtur ata si “Zogun e Ballukut”
Ndërkohë referuar dosjes së fundit të zyrtarëve të AKSHI-t, ku SPAK e cilësoi si grup i strukturuar kriminal, Berisha iu drejtua mazhorancës duke i thënë që të sjellin dhe të arrestojnë Ergys Agasin.
“Zogu i Belindës, ike dhe ti gati e ke, Ke dy jo një. Dorëzoni Agasin, dorëzoni pengmarrësin. Shkoni gjeni Agasin, silleni këtu, pengëmarrësin. Terroristin. Mos u merrni me deputetët”, tha Sali Berisha.