Gjenden mbetje nj’erëzore në Rahovec, dyshohet se mund t’iu përkasin v*ktimave të Iuftës në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit janë zhvilluar gërmime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës së djeshme, në një zonë të njohur nga banorët lokalë si Përzhina, e cila ndodhet pranë varrezave të qytetit, janë zbuluar dy pjesë eshtërore. Ato janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim dhe procedura të mëtejshme identifikimi.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, ekipet në terren kanë gjetur mbetje mortore të paktën të një personi, për të cilat ekziston dyshimi se mund t’i përkasin viktimave të luftës që figurojnë në listën e personave të zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka theksuar se, në bashkëpunim me institucionet e tjera të përfshira në proces, mbetet i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, duke garantuar transparencë ndaj opinionit publik dhe respektim të dinjitetit të viktimave dhe familjarëve të tyre.

Gërmime të ngjashme janë kryer edhe në muajt e fundit në disa zona të Kosovës. Në shtator, mbetje mortore u gjetën në lokacionin Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strellcit, ndërsa në tetor, në Hajvali të Prishtinës, u zbuluan mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin të paktën katër personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Në një deklaratë të mëparshme, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, kishte bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti, nga gërmimet e realizuara në mbarë Kosovën, janë identifikuar mbetje mortore në 12 lokacione të ndryshme.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë persona, ndërsa rreth 1.600 persona vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në vitin 2023 për Deklaratën e Përbashkët për Personat e Zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Deklarata parashikon qasje të plotë në informacione të besueshme, përfshirë dokumente të klasifikuara, si dhe krijimin e një komisioni të posaçëm të udhëhequr nga BE-ja. Megjithatë, deri më tani, kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim në praktikë.

Related Posts

E rende! Ekz*kutohet me a*më zjarri futbollisti i kombëtares…

Lojtari i ekipit kombëtar të Ekuadorit, Mario Pineida u vra në një atentat me armë zjarri në Guayaquil, një qytet ky i prekur nga dhuna e bandave…

Aksion rrufe, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë shqiptarë të akuzuar për korrupsion

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbrëmjen e sotme, më 18 dhjetor, se është finalizuar me sukses një operacion i…

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi në një reagim në rrjetet sociale ka kërkuar largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas lajmit se…

“Rama nuk e shkarkon dot Ballukun”/ Gazetari: Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit nuk do të votohet nesër

“Balluku nuk pranon të japë dorëheqjen. Rama nuk e shkarkon dot. E kudnërta nuk e di kur do të na ccojnë. Ata nuk e votojnë imunitetin. Rama…

Vjen njoftimi me i fundit, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë…

Cfarë ndodhi? Ledion Lico ‘TR*NDIT’ rrjetin me paralàjmërimin e tij

Moderator i njohur shqiptar, Ledion Liço, ka reaguar për herë të parë pas zhurmës që u krijua në rrjet lidhur me jetën e tij personale dhe të…