Pak orë para se ‘Rama’ do të vendosë ‘fatin e saj’, Balluku do bëjë nje gje të paimagjinueshme! Deputeti zbulon skenarin trondites

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në një studio televizive, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke zbuluar një informacion që, sipas tij, i ka mbërritur në mënyrë informale në lidhje me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe hetimet e SPAK.

Këlliçi u ndal te mënyra se si, sipas tij, nuk duhet ushtruar presion apo intimidim ndaj prokurorëve, duke sjellë si shembull rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. “Shikoni sjelljen e Veliajt me prokurorët e SPAK për të kuptuar se kërcënimi dhe intimidimi ndaj prokurorëve nuk është rruga e duhur. Sjellja e SPAK ndaj Veliajt ka qenë korrekte dhe me agravimin e gjuhës dhe sjelljes së tij u bënë publike prova dhe dokumente të reja, u shtrënguan masat dhe sot Veliaj është në paraburgim,” deklaroi Këlliçi.

Sipas deputetit të PD, nëse kryeministri Edi Rama do të bëhet “mburojë politike” për Ballukun, SPAK mund të reagojë me masa më të forta.

“Nëse Rama bëhet mburojë nesër e Ballukut, mendoj se SPAK e ka fare të lehtë që pjesë të materialit që ka për Ballukun të fillojë ta publikojë dhe të agravojë situatën me ngritjen e akuzave të reja apo me kërkesa për masa të forta sigurie,” u shpreh ai.

Këlliçi theksoi gjithashtu se të gjitha drejtoritë dhe agjencitë në varësi të ministrisë së drejtuar nga Balluku janë aktualisht nën hetim, duke sqaruar se këto mbeten hipoteza personale të tij.

Në vijim, deputeti demokrat zbuloi edhe një skenar tjetër të mundshëm, për të cilin tha se e ka mësuar në mënyrë informale.

“Flitet për një skenar tjetër që, para orarit zyrtar të mbledhjes, Balluku do të dorëhiqet edhe nga mandati i deputetes, jo vetëm nga funksionet e saj qeveritare. Ky është një informacion që e kam në mënyrë informale,” tha Këlliçi.

Sipas tij, një dorëheqje e tillë do ta bënte të pamundur zhvillimin e mbledhjes dhe do të pengonte që qytetarët të njiheshin me materialet e dosjes së SPAK, nën arsyetimin e ruajtjes së sekretit hetimor,

Related Posts

Fotoja virale e Miss Finlandës ndez akuza për r*ᶏcizëm dhe reagime ndërkombëtare

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga ish-Miss Finlanda, Sarah Dzafce, ka shkaktuar polemika të forta dhe reagime të ashpra ndërkombëtare, pasi u interpretua si gjest…

Detaje të reja nga shp ërthimi në Tiranë. Pistë edhe për shkak të detyrës së xhaxhait

Tiranë, 19 Dhjetor 2025 Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse i ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Selitës së…

E reja ndërron j*të vetëm dy ditë pas kirurgjisë plastike, çfarë u bë shkak?

Një rast i rëndë ka tronditur opinionin publik britanik, pasi një nënë e re e dy fëmijëve humbi jetën vetëm dy ditë pas kryerjes së ndërhyrjeve estetike…

E trishtë në Greqi! Rrëzohet nga kati i katërt, humb j*tën i riu shqiptar

Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt, e për pasojë ka humbur…

E fundit! Nuk ndodhte prej vitesh, meteorologia tregon cmendurine e motit

Meterologia, Lajda Porja, në lidhje live për Euronews Albania këtë të enjte bëri parashikimin e motit. Sipas saj, parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të shoqërojnë pjesën…

Parashikimi i horoskopit 19 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar….