Detaje të reja nga shp ërthimi në Tiranë. Pistë edhe për shkak të detyrës së xhaxhait

Tiranë, 19 Dhjetor 2025

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse i ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Selitës së Vogël, në Tiranë, ku u dëmtua një automjet i parkuar në oborrin e një banese.

Sipas burimeve hetimore, dyshohet se autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me dy automjete. Njëri prej tyre është afruar pranë portës së banesës së 39-vjeçarit Dritan Jano dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborr, duke shkaktuar shpërthimin në automjetin e parkuar.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar në rrugicat e zonës. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Dritan Jano ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, ndërsa ka pranuar se gjatë punës mund të ketë pasur problematika të vogla. Ai ka mohuar të ketë dijeni mbi arsyet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.

39-vjeçari është i punësuar prej vitesh në Institutin e Metrologjisë dhe është nip i Thoma Janos, ish-zyrtar në Prokurorinë e Përgjithshme. Një nga pistat që po hetohet lidhet me aktivitetin profesional të familjarëve të tij, si dhe rrethanat personale dhe profesionale të vetë Janos.

Grupet hetimore po vijojnë punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

Related Posts

Fati i Belinda Ballukut futet në qorrsokak

Fati politik i Belinda Ballukut është futur në një situatë të paqartë, teksa SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimin, ndërsa procesi parlamentar ka…

Rovena Dilo nesër në Big Brother VIP? Këngëtarja tregon çfarë do të ndodhë

Këtë të shtunë 20 dhjetor pritet të nisë edicioni i radhës së reality show Big Brother VIP Albania. Media nga më të ndryshmet kanë dhënë mori emrash…

Fabrizio Corona trondit Italinë: Alfonso Signorini ka detyruar banorët djem të ‘Grande Fratello’ të bëjnë marr*dhënie lNTlME

Gazetari italian Fabrizio Corona ka publikuar mesazhe dhe fotografi që sipas tij nxjerrin në pah praktikat e dyshimta të gazetarëve dhe moderatorëve të njohur në televizionin italian,…

Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga shoferit

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin që është përgjegjës për një aksident, ku përplasi një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi…

‘Po nuk shkove në sh’trat me Signorinin nuk futesh në Grande FrateIIo’ pIas skandaIi në Itali

“Nëse nuk shkon në shtrat me Alfonso Signorinin, nuk punon në televizion, nuk futesh në Grande Fratello”: akuza e Fabrizio Coronës Çfarë është “sistemi Signorini” për të…

Fotoja virale e Miss Finlandës ndez akuza për r*ᶏcizëm dhe reagime ndërkombëtare

Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga ish-Miss Finlanda, Sarah Dzafce, ka shkaktuar polemika të forta dhe reagime të ashpra ndërkombëtare, pasi u interpretua si gjest…