Sherr në burg: Safet Bajri “bën për spital” dhëndrin e Qazim Sejdinit

Një përplasje e rëndë fizike ka ndodhur pak ditë më parë në burgun e Reçit në Shkodër, ku është rrahur Sokol Sanxhaktari, i dënuar me 15 vite burg për vr asjen e Florian Lamçes, ngjarje e ndodhur më 30 korrik 2020 në Elbasan.

Sanxhaktari, i cili njihet edhe si dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini (i ndarë nga jeta disa vite më parë), është përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me disa gardianë të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi Sanxhaktari ka ofenduar rëndë një prej punonjësve të burgut. Gardianët kanë tentuar ta neutralizojnë dhe ta qetësojnë situatën, por pa sukses. Më pas, në përplasje ka ndërhyrë edhe Safet Bajri, i izoluar në burgun e Reçit me urdhër të SPAK, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër.

Mes Sanxhaktarit dhe Bajrit janë shkëmbyer fyerje dhe ofendime, çka ka çuar në një përplasje fizike, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë të afërt me Bajrin. Si pasojë, Sokol Sanxhaktari është rrahur dhe ka pësuar dëmtime.

Burimet bëjnë me dije se sherri është favorizuar edhe nga kushtet e sigurisë në sektorin përkatës, ku dyert e brendshme të dhomave qëndrojnë të hapura, duke u mundësuar të dënuarve dhe paraburgosurve lëvizje të lirë mes dhomave.

Pas ngjarjes, Sanxhaktari është nxjerrë nga sektori ku ndodhi përplasja dhe është akomoduar në një sektor tjetër të burgut.

Ky nuk është rasti i parë kur të dënuar të profilit të lartë, të izoluar në burgjet shqiptare, përfshihen në konflikte dhe përplasje të dhunshme brenda ambienteve të sigurisë së lartë.

Related Posts

I riu përplas qëllimisht një çift bashkëshortësh me makinë, dhe zhduket

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me makinë një çift bashkëshortësh. Sipas të dhënave, në kërkim është…

Tragjedi në këtë shtet: Raketa G0DET një shkollë fillore, humbin j*të 42 nxënës e mësues

Raportet e para nga territori iranian bëjnë me dije për një numër të lartë viktimash civile pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga forcat amerikane dhe izraelite. Sipas…

Gjendet pas 10 ditësh kërkimesh në Osum trupi i Ilir Kurtit

SKRAPAR – 28 Shkurt 2026 – Ka përfunduar me gjetjen e trupit të pajetë operacioni 10-ditor i kërkim-shpëtimit për 42-vjeçarin Ilir Kurti. Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë…

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta…

Dalin të dhënat tronditëse, si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë, çfarë foli me bandat për 11 minuta më 20 nëntor 2025, “3 furgonë” përgjime në dosje…

ALARM Ish-banori i Big Brother shpërthen: “Kush po kërkon të më marrë j*tën?” (VIDEO)

Momente të frikshme për ish-banorin e Big Brother Vip Albania dhe gazetarin Elton Tozaj! Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tozaj shfaq pamjet nga kamera…

U akυzua për abυzim s*ksυaI/ 16-vjeçari HlDHET mbi shinat e trenit, hυmb j*tën tragjikisht bashkë me shokun që tentoi ta shpëtonte

Dy adoleshentë 16-vjeçarë humbën jetën tragjikisht pasi u go ditën nga një tren në Cheshire, ndërsa njëri prej tyre po përpiqej të shpëtonte mikun e tij. Viktimat,…