E vërteta shokuese del në dritë, Gjesti zbulon çfarë do ndodhte me Eglin pasi të dilte nga shtëpia

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të bujshëm për Eglin, e cila ishte e ftuar në studio pas largimit nga shtëpia.

Teksa diskutonte për eksperiencën e saj në reality show, produksioni i përgatiti një surprizë aspak të këndshme — një klip që zbuloi detaje shokuese mbi marrëdhënien e saj me Gjestin.

Fillimisht, në pamjet e transmetuara u shfaqën momentet e ëmbla mes dyshes, me deklarata dashurie dhe afrimitet të ndërsjellë brenda shtëpisë.

Por më pas, klipi mori një kthesë dramatike, duke zbuluar një tjetër anë të Gjestit. Në një rrëfim privat në Dhomën e Rrëfimit, ai shprehej:

“Kur të dal nga këtu, do të zhdukem, s’do të mi shohë sytë. Nuk e di si e ka paraprirë kjo, unë në Prishtinë e kjo në Tiranë… s’mundem me e dashtë.”

Kjo deklaratë tronditi jo vetëm Eglin, por edhe publikun dhe opinionistët, duke ngritur pikëpyetje mbi sinqeritetin e ndjenjave të tij. Kontrasti mes fjalëve të tij brenda shtëpisë dhe atyre në rrëfimet private ka ndezur një debat të madh në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë nëse marrëdhënia e tyre ishte e vërtetë apo thjesht një strategji loje.

A ishte gjithçka një lojë nga ana e Gjestit, apo ndjenjat mes tyre ishin të sinqerta? — Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim…

Related Posts

Çfarë parashikon ligji i ri për emigrantët shqiptarë në Greqi

Qeveria greke ka paraqitur një projektligj të ri për emigracionin, me synimin të përmirësojë sistemin e migracionit ligjor, të reduktojë vonesat burokratike dhe të mbështesë nevojat e…

Horoskopi, 21 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Kjo ditë të shtyn të marrësh iniciativa dhe të dalësh nga rutina. Në punë mund të përballesh me sfida që kërkojnë vendosmëri, por energjia jote është…

Publikohet fotoja e fëmijës që Dolce nuk e pranon,shikoni sa shumë i ngjan!

Prej disa ditësh, në rrjete sociale po qarkullon një fotografi ku shihet Dolce, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, duke mbajtur në krah një fëmijë. Sipas raportimeve…

21 janar/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 21 janar 2026, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.8 lekë. Franga zvicerane këmbehet…

Familja e Brikenës reagon ashpër pas trajtimit të historisë me Mateon!

Mbreme në spektaklin e Big Brother VIP Albania, u trajtua historia mes Brikenës dhe Mateos, duke ngjallur reagime të shumta në publik. Menjëherë pas transmetimit, familja e…

Rama reagon për “21 Janarin” dhe ka një mesazh për Drejtësinë: Një breshke që…

Sot janë mbushur plotë 15 vite, nga ngjarja e rëndë e “21 janarit” 2011, ku 4 protestues të paarmatosur humbën jetën para kryeministrisë, Aleks Nika, Ziver Veizi,…