PAMJE nga momenti kur dh*nohen dy policët në Vlorë

Mesditën e sotme, Policia është njoftuar për një konflikt në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Nartës në Vlorë. Në përplasje janë përfshirë punonjës të INUV dhe tre shtetas, konkretisht I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç.

Në afërsi të vendit të ngjarjes ndodheshin duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë ndërhyrjes, siç shihet në video, ata janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e përfshirë në konflikt.

Në përpjekje për të ndalur sulmin dhe për të vendosur rendin, njëri prej punonjësve të Policisë ka përdorur armën e shërbimit, duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime apo pasoja për persona të tjerë.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre, dy efektivët e Policisë kanë pësuar dëmtime fizike dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë dhe përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të ngjarjes.

Related Posts

💖H0T very H0T💖

Vd*kja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana që duhet të trondisin çdo shoqëri normale:…

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplaset: rreth 50 të plagosur, ka dhe viktima..

Një aksident tragjik ka ndodhur në Milano, ku një tramvaj i linjës 9 doli nga shinat pasditen e së premtes, më 27 shkurt, në segmentin mes Piazza…

Khamenei humb kontaktet, mediat izraelite: Mund të jetë v(r)arë!

Mediat izraelite po raportojnë se sulmet e fundit ajrore të koordinuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër objektivave në Irani kanë synuar edhe Udhëheqësin…

Gjendet një kovë me përzierje kimike në Vlorë: E rrezikshme, mund të shpërthejë

Një situatë e rrezikshme ka alarmuar autoritetet në Vlorë, pasi një kovë me përzierje kimike është gjetur në një ambient banese, duke çuar në izolimin e menjëhershëm…

Horoskopi ditor, e diel 1 mars 2026

Dashi E diela do të jetë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Ka shumë gjëra…