Vetëm 14 vjeç e lart, dalin të dhënat për viktimat te tragjedia në diskotekë

PËRDITËSIM DREJTPËRDREJT Tragjedia në Koçan – Drejtoresha e spitalit: Viktimat janë të rinj nga 14 deri në 24 vjeç, mbi 70 të plagosur u trajtuan në spitale

Koçan, Maqedonia e Veriut – Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova, ka dhënë një deklaratë të parë mbi tragjedinë e rëndë që ndodhi gjatë natës në diskotekën “Puls”, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 152 të tjerë.

Sipas Serafimovës, thirrja e parë për emergjencë është marrë në orën 02:48 të mëngjesit, pas së cilës e gjithë struktura e spitalit u mobilizua menjëherë për të pritur të plagosurit.

Transporti i të plagosurve

Për shkak të numrit të lartë të të lënduarve dhe mungesës së mjeteve të transportit, është kërkuar ndihmë nga të gjitha spitalet e rajonit, përfshirë ato në Shkup, Shtip dhe Veles.

Pacientët me dëmtime të lehta janë trajtuar në spitalin e Koçanit.

Rastet më të rënda janë transportuar drejt spitalit të Shtipit dhe klinikave të specializuara në Shkup.

Në total, rreth 70 pacientë janë trajtuar fillimisht, ndërsa shumë prej tyre janë shpërndarë në spitale të tjera për kujdes më të specializuar.

Viktimat dhe mosha e tyre

Sipas informacioneve të para, viktimat janë të rinj nga 14 deri në 24-25 vjeç, ndërsa të plagosurit në spitalin e Koçanit janë të moshës 18-23 vjeç.

Serafimova gjithashtu ka bërë të ditur se identifikimi i viktimave është ende duke vazhduar, pasi disa prej tyre nuk kishin dokumente identifikimi me vete.

“Për momentin në spitalin e Koçanit ndodhen 20 pacientë me lëndime të lehta, ndërsa mbi 50 të tjerë janë transferuar në spitale të tjera në vend,” – tha ajo.

Tragjedia në Koçan, familjarët përmes rrjeteve sociale po kërkojnë informacion për të afërmit e tyre

Në rrjetet sociale disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Puls” të Koçanit publikojnë foto të fëmijëve dhe numrat e celularëve që nëse i sheh kush t’i informojë se ku janë dhe nëse janë shtruar në spital.

LISTA: Këta janë fëmijët e transferuar nga Koçani dhe Shtipi në spitalet e Shkupit

Koçan, Maqedonia e Veriut – Pas tragjedisë së rëndë në diskotekën “Puls” në Koçan, familjarët dhe miqtë po përdorin rrjetet sociale për të gjetur të dashurit e tyre që ishin të pranishëm në koncert. Lista me disa nga të plagosurit e shtruar në spitale po qarkullon gjithashtu në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të fundit, pacientët e transferuar në klinikat e Shkupit janë:

2 persona në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike

2 persona në Kujdesin Intensiv Pediatrik

18 persona në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup

8 persona në Klinikën e Anestezisë dhe Reanimacionit (KARIL)

2 persona në Klinikën e Neurokirurgjisë

1 person në Klinikën e Ortopedisë

Familjarët vazhdojnë kërkimet për të afërmit e tyre, ndërsa autoritetet po ndihmojnë në identifikimin e viktimave dhe të plagosurve.

Hetimet dhe reagimi i autoriteteve

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë hetimet për shkaqet dhe përgjegjësit e tragjedisë, ndërsa janë bërë arrestimet e para, përfshirë pronarin e diskotekës. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…