Ka pafund arsye pse dikush vendos të humbasë peshë. Disa e bëjnë për shëndetin, të tjerë për t’u futur në rroba me numër më të vogël, ndërsa për shumë njerëz arsyeja kryesore mbetet stigma shoqërore që shoqëron mbipeshën.
Për Josie Desgrand, një adoleshente nga Australia, arsyeja ishte… Instagrami.
Në moshën vetëm 16-vjeçare, Josie peshonte rreth 127 kilogramë (280 lbs) dhe e dinte se diçka duhej të ndryshonte. E pakënaqur me trupin e saj, ajo përballej çdo ditë me komente fyese dhe krahasime të vazhdueshme, sidomos teksa shfletonte Instagramin dhe shihte modele të holla e të buzëqeshura.
Ajo kishte provuar dieta edhe më parë, por dështimi për t’iu përmbajtur i kishte sjellë vetëm zhgënjim, vetëkeqardhje dhe konsum të tepërt ushqimesh të pashëndetshme.
Derisa një ditë vendosi se kishte ardhur momenti i kthesës.
Në një intervistë për Bored Panda, Josie tregoi momentin e saj “Eureka”:
“Hyra në dhomë dhe u zhvesha, mbeta vetëm me të brendshme,” – tha ajo. – “Atëherë bëra një marrëveshje me veten: Nuk do të jem më ‘Josie e shëndoshë’.”
Ajo bëri foto nga kënde të ndryshme, mati përmasat e trupit me metër dhe i shënoi të gjitha, e vendosur të ndiqte çdo ndryshim, sado i vogël të ishte.
Josie filloi me objektiva të vegjël, ndryshoi ushqimin duke ndjekur një dietë pa sheqer dhe me pak karbohidrate, si dhe rriti ndjeshëm konsumin e ujit. Së bashku me babanë e saj, i cili iu bashkua rrugëtimit të dobësimit, ajo arriti të zbresë në 90 kilogramë (198 lbs) vetëm përmes dietës.
Më pas, vendosi të shkojë edhe më tej duke u regjistruar në palestër.
“Stërvitja në palestër më dha shtytjen e fundit për të arritur peshën time ideale,” – tregoi ajo.
Nga një burim presioni dhe zili, Instagrami u kthye në motivimin e saj më të madh. Josie filloi të ndante ushqimet, progresin dhe përvojën e saj në llogarinë @nolongerfatjosie, duke fituar mijëra ndjekës mbështetës nga e gjithë bota.
“S’kam menduar asnjëherë të dorëzohem,” – thotë ajo. – “E dija se dikur kisha qenë në vendin e tyre dhe tani doja të ndihmoja sa më shumë njerëz.”
Sot, Josie peshon rreth 63 kilogramë (138 lbs) – më pak se gjysma e peshës që kishte dikur. Ajo që nisi si një dietë, u shndërrua në një stil jete të ri.
Nuk na besoni? Mjafton të shihni fotot e transformimit të saj mahnitës.


