“I rrethuar dhe pa rrugëdalje”/ Ekspertja jep lajmin e bujshëm: Ramës i ka ardhur fundi, po përgatitet..

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka folur në Syri Tv për situatën politik në vend. Zhulali u shpreh se Edi Rama është i rrethuar politikisht dhe ligjërisht, duke mos pasur rrugëdalje tjetër përveç dorëheqjes apo vendosjes së një qeverie të përkohshme, si hap i domosdoshëm drejt zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Zhulali theksoi se ligji iri amerikan për mbrojtjen kombëtare (NDAA), i cili për herë të parë përfshin specifikisht Ballkanin Perëndimor, vendos monitorim të rreptë dhe parashikon masa për të parandaluar korrupsionin, ndikimet e huaja dhe projektet që synojnë ndryshimin e kufijve.

“Viti që po lëmë pas nisi me shpresën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por nuk arritëm ta realizonim këtë. Në varësi të kësaj, sot po shohim se në qeverisjen e tij të katërt, Edi Rama po shfaq qartë atë që kemi paralajmëruar prej kohësh: qeverisja e tij është e kalbur në çdo hallkë. Mirëpo, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk përbëjnë më vetëm kërcënim për çdo qytetar shqiptar; fatkeqësisht, ata janë bërë një rrezik edhe për sigurinë e NATO-s dhe të Bashkimit Europian.

Kjo lidhet me keqmenaxhimin e parave të shqiptarëve dhe rrezikun që këta zyrtarë po i shkaktojnë të ardhmes së qytetarëve që qëndrojnë në Shqipëri. Në përmbledhje, Shqipëria është në mes të një procesi që synon rrëzimin e qeverisë aktuale. Ky është një moment që duhet shfrytëzuar për një nisje të re, për një Shqipëri krejt ndryshe, që sot do të kishte pasur mundësinë të ishte anëtare e Bashkimit Europian, po të mos ishin humbur 12 vitet e shpenzuara në drejtim tjetër.

Sot kemi dy alarme të mëdha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga vendet më me peshë në botë. Kjo lidhet me çështjen e AKSH-it, e cila është një problem i sigurisë, jo vetëm kombëtare, por edhe për NATO-n. Gjatë sulmit kibernetik nga Irani, u aktivizua një angazhim i jashtëzakonshëm nga NATO dhe SHBA, për të vendosur sistemet nën kontroll. Dosja e AKSH-it tregon se tani kemi një sulm të brendshëm, ku sistemi i informacionit është në duart e individëve që SPAK i ka akuzuar si pjesë e një strukture kriminale organizuar. Kjo është alarmante dhe lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky është një element që nuk mund të mbyllet si më parë. Edi Rama, si kryeministër dhe udhëheqës i kësaj strukture, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë ligjore, morale dhe politike. Në këtë kontekst, Akti Kombëtar i Mbrojtjes në SHBA, për herë të parë, përfshin Ballkanin Perëndimor, duke vendosur prioritete dhe buxhet për sigurinë. Ky akt tregon vëmendje të veçantë ndaj ndikimit të aktorëve të huaj, përfshirë Rusinë dhe Kinën, dhe siguron mbikëqyrjen e energjisë, teknologjisë së informacionit dhe burimeve mediatike në rajon.”-tha Zhulali,

Related Posts

Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës,…

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga…

Fermerët grekë i vënë traun sërish aksit Kakavijë-Janinë, njoftohet bllokimi i rrugës për 3 orë

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët grekë. Bllokimi do të zgjasë tre orë, nga ora 18:00…

Shpërthen b*mba brenda në xhami! Viktima dhe mbi 30 të plagosur…

një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami të mbushur me besimtarë në verilindje të Nigerisë gjatë faljes së mbrëmjes, duke lënë 5 viktima dhe 35…

Hetimet për Ballukun, SPAK dridh vendin me vendimin e forte

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe personave të tjerë të…

“Të dua, do flasim…”: stjuardesa greke humbi jetën në fluturim, partneri rrëfen mesazhin e fundit

GREQI, 25 dhjetor 2025 Një stjuardese me origjinë greke ka humbur jetën pas rrëzimit të avionit me të cilin po punonte, ngjarje e ndodhur dy ditë më…