Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.
“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.”, sqaron policia.