Një video e pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku protagonistë janë disa vajza të huaja në zonën e plazhit Iliria në Durrës. Në pamjet e filmuara nga një qytetar, shihet se si disa prej vajzave shfaqen në gjendje të rënduar, që dyshohet të jetë pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit.
Sipas dëshmisë së qytetarit që ka realizuar pamjet, grupi i vajzave flisnin gjuhë të ndryshme, ku dëgjohej spanjisht dhe indisht. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve nuk ka qenë gjuha, por sjellja e tyre në rrugë.
Siç shihet edhe në materialin filmik, vajzat kanë humbur kontrollin, duke u ulur e shtrirë në trotuar, ndërkohë që shoqet e tyre përpiqen t’i mbajnë apo t’i ndihmojnë për t’u ngritur. E qeshura dhe zhurmat e tyre dëgjohen në të gjithë zonën, duke krijuar një skenë që ka lënë të habitur qytetarët e tjerë që ndodheshin pranë.
Kjo nuk është hera e parë që në zonat bregdetare, sidomos gjatë sezonit apo në fundjavat e gjalla të qytetit bregdetar, shfaqen skena të tilla nga turistë të huaj të cilët e kalojnë masën me festimet. Durrësi mbetet një nga pikat më të frekuentuara, por duket se për disa, “festa” përfundon në këtë gjendje në mes të rrugës.