Vd*kja e 27-vjeçarit në Koplik: E zuri korenti teksa po vendoste një reklamë në tarracën e një mobilierie

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur ditën e djeshme në Koplik, ku humbi jetën i riu me iniciale E. K.

Ndonëse informacionet paraprake flisnin për instalim panelesh diellore, Policia e Malësisë së Madhe konfirmoi zyrtarisht sot se 27-vjeçari ka qenë duke montuar një reklamë në tarracën e një mobilierie në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për këtë ngjarje, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik. Mbi të rëndon akuza për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se mungesa e masave të sigurisë ka çuar në goditjen fatale nga energjia elektrike që i mori jetën të riut.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilierie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Related Posts

Moti i keq bënë NAMIN! Tre v*ktima nga stuhia, pritet të…

Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që përshfshin Shtetin Amerikan përgjatë Krishtlindjeve. Stuhitë të cilat pritet të vijojnë…

Rrahet br’utaIisht gazetari i njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik. Gazetari Elton Tozaj është sulmuar rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që ende mbeten…

Fundvit i acartë: Temperatura deri në -9°C në ditët e ndërrimit të viteve

Fundjava e fundit e vitit dhe ditët e ndërrimit të viteve do të karakterizohen nga mot i ftohtë dhe temperatura të ulëta në të gjithë territorin e…

Bashkia hesht, qytetarët revoltohen – ja realiteti i fshehur i varrezave të Tufinës

Varrezat publike të Tufinës, një nga hapësirat më të ndjeshme dhe simbolike për qytetarët e Tiranës, ndodhen në një gjendje alarmante ndotjeje dhe braktisjeje. Pamjet e siguruara…

Mjekët i thanë se s’do jetonte gjatë, kishte vetëm 4 vjet… por jeta e këtij djali preku miliona zemra

Imagjinoni të jeni vetëm 4 vjeç dhe të mësoni se fytyra dhe trupi juaj do të ndryshojnë përgjithmonë — dhe se askush nuk mund ta ndalojë këtë….

Delfinët formuan një rreth dhe nuk i lanë të futeshin thellë në det – arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Notari britanik Rob Hoey po shijonte një not të qetë së bashku me vajzën e tij pranë Ishullit Verior të Zelandës së Re, kur papritur zbuloi diçka…