Fundvit i acartë: Temperatura deri në -9°C në ditët e ndërrimit të viteve

Fundjava e fundit e vitit dhe ditët e ndërrimit të viteve do të karakterizohen nga mot i ftohtë dhe temperatura të ulëta në të gjithë territorin e vendit.

Sipas sinoptikanëve, gjatë fundjavës së fundit të vitit pritet mot i kthjellët, por i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës do të ndërpriten gradualisht me kalimin e orëve, ndërsa vendi në përgjithësi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta dhe të acarta. Vranësirat do të jenë të pakta dhe të përqendruara kryesisht në zonat malore.

Temperaturat minimale për fundjavën parashikohen të zbresin në -3 deri -4 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore nga -1 deri në 0 gradë Celsius.

Sinoptikanët theksojnë se nga dita e hënë dhe e martë, deri në ditët e ndërrimit të viteve, veçanërisht më 31 dhjetor dhe 1 janar, moti do të jetë edhe më i ashpër. Në relievet malore temperaturat minimale do të arrijnë në -8 dhe -9 gradë Celsius, në zonat e ulëta -4 deri -5 gradë, ndërsa në bregdet 0 deri në -1 gradë Celsius.

Temperaturat e mesditës gjatë fundjavës do të luhaten në 13–14 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditëve të ndërrimit të viteve nuk pritet të kalojnë 7–8 gradë në ultësirën perëndimore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 28 dhjetor 2025

Dashi Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne disfavorin tuaj. Mos kërkoni kot probleme. Beqaret…

“Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro”, Berisha publikon VIDEON

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi me video se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama. “Edhe në restorant i vinte…

Moti i keq bënë NAMIN! Tre v*ktima nga stuhia, pritet të…

Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që përshfshin Shtetin Amerikan përgjatë Krishtlindjeve. Stuhitë të cilat pritet të vijojnë…

Rrahet br’utaIisht gazetari i njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik. Gazetari Elton Tozaj është sulmuar rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë–Durrës, në rrethana që ende mbeten…

Vd*kja e 27-vjeçarit në Koplik: E zuri korenti teksa po vendoste një reklamë në tarracën e një mobilierie

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur ditën e djeshme në Koplik, ku humbi jetën i riu me iniciale E. K. Ndonëse informacionet paraprake flisnin…

Bashkia hesht, qytetarët revoltohen – ja realiteti i fshehur i varrezave të Tufinës

Varrezat publike të Tufinës, një nga hapësirat më të ndjeshme dhe simbolike për qytetarët e Tiranës, ndodhen në një gjendje alarmante ndotjeje dhe braktisjeje. Pamjet e siguruara…