Ilnisa habit me deklaratën e saj ndaj Laertit: Valbona ia kujton dikë nga jashtë dhe ai është i përmalluar

Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në Big Brother VIP Albania ka qenë temë e nxehtë diskutimi, veçanërisht pas një momenti kur Valbona i tha Laertit se ai nuk shpreh dashuri në të njëjtën mënyrë si ajo.

Në atë moment, Laerti u përpoq ta puthte, por Valbona u tërhoq, duke i thënë: “Unë dua të të puth kur dua vetë, jo kështu”.

Ky moment u komentua edhe në Fun Club, ku Heidi e pyeti Ilnisën nëse mendonte se mes tyre kishte ndjenja të vërteta. Ilnisa u përgjigj duke habitur të pranishmit: “Duke njohur Laertin, nuk mendoj se ai ka ndjenja për Valbonën. Më shumë, ajo i kujton dikë nga jashtë”.

Kjo deklaratë ngjalli kureshtje, duke bërë që Ronaldo të pyeste nëse bëhej fjalë për një ngjashmëri fizike, mendore apo intelektuale.

Heidi përmendi një intervistë të mëparshme të Laertit dhe pyeti nëse personi në fjalë kishte lidhje me atë që ai kishte përmendur më parë.

Ilnisa shtoi: “Valbona ia kujton realisht dikë nga jashtë dhe ai është i përmalluar”.

Kjo e bëri Shqipes të kujtonte një deklaratë të Rozana Radit në Prime: “Ti je i dashuruar”.

Kur Heidi pyeti nëse Rozana e njihte këtë person nga jashtë, Ilnisa mohoi: “Nuk di që Rozana të njohë dikë nga jeta e Laertit, as vetë Laertin për atë që ai përfaqëson”.

Biseda vijoi me një debat mbi karakterin e Valbonës dhe ngjashmërinë e saj me personin që Laerti kishte pasur në jetën e tij.

Ronaldo tha me ironi: “Intelektualisht jo, se nuk besoj që Laerti ka pasur ndonjë të dashur që nuk di çfarë është Auschwitz-i apo Holokausti”.

Related Posts

Ilir Vrenozi zbulon politikanët që e kanë telefonuar pas daljes nga Big Brother

Ilir Vrenozi zbuloi se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, është kontaktuar nga disa figura të njohura të politikës shqiptare. Vrenozi tregoi se dy…

Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore

Nesër pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe më shumë kthjellime, duke u shpërndarë vranësirat. Kështu ka njoftuar Mendimi për Motin. Aty shtohet edhe se,…

Merrni masat/ Meteorologia paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Meteorologu Hakil Osmani, tha se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi…

Horoskopi ditor, e hënë 19 janar 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e turbullt gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Beqaret do kenë takime pa fund…

E zuri poshtë porta e banesës, i mituri në Tiranë niset me urgjencë drejt spitalit

Një 12-vjeçar është transportuar në spital pasi është plagosur aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 janarit, ndërsa i…

Foshnja 27-ditëshe vd*s nga i ftohti! Mes bombave dhe krizës së rëndë humanitare

Një foshnjë 27-ditëshe, Aisha Ayesh al-Agha, ka vdekur të shtunën në Gaza si pasojë e kushteve ekstreme të motit dhe temperaturave të ulëta, sipas burimeve mjekësore dhe…