Essie Dunbar jetonte një jetë të qetë dhe të zakonshme në Karolinën e Jugut, derisa në vitin 1915 ajo “v diq” pas një krize epI*leptike. Familjarët e saj u shokuan dhe u shkatërruan nga dh*imbja, pasi Essie ishte vetëm 30 vjeçe.
Funerali u organizua me shpejtësi dhe trupi i saj u vendos në një arki*vol druri, duke u v*rrosur rreth dy metra nën tokë. Megjithatë, motra e saj, e cila jetonte në një qytet fqinj, mbërriti me vonesë në ceremoni dhe kërkoi që ar*kivoli të nxirrej nga v*rri për ta parë motrën edhe një herë të fundit. Ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme.
Kur kapaku i arkivolit u hap, Essie Dunbar ishte gj*allë. Ajo u ngrit dhe buzëqeshi, sikur asgjë e jashtëzakonshme të mos kishte ndodhur.
Për jetën e saj të hershme dihet pak. Essie lindi në vitin 1885 dhe jetoi një jetë të thjeshtë, pa ngjarje të veçanta, gjithmonë pranë familjes së saj. Gjithçka ndryshoi në një ditë vere të vitit 1915, kur ajo pësoi një krizë ep*leptike dhe u rrëzua.
Familja, e fr*kësuar, thirri një mjek vendas, Dr. D.K. Briggs nga Blackville. Pas kontrollit, mjeku nuk gjeti shenja jete dhe e shpalli Essien të vd*kur. Të tr*nditur nga humbja, familjarët organizuan fu*neralin për mëngjesin e ditës tjetër, në mënyrë që motra e saj të kishte kohë të udhëtonte për t’i dhënë lamtumirën.
Ditën e funeralit, trupi u vendos në arkivol dhe ceremonia u drejtua nga tre predikues. Por në fund të shërbesës, motra ende nuk kishte mbërritur. Familja vendosi të vazhdonte dhe arkivoli u ul në varr. Pak minuta më vonë, motra mbërriti dhe kërkoi që arkivoli të hapej.
Sapo kapaku u hoq, Essie u ngrit papritur dhe buzëqeshi. Predikuesit u tmerruan dhe ranë brenda varrit, ndërsa familjarët ikën nga frika, duke menduar se po shihnin diçka mbinatyrore, teksa gruaja që mendonin se kishte vdekur doli nga arkivoli dhe u përpoq t’i ndiqte.