Do i rr*mbente vajzën për grua, si përfundoi në vr*sje lidhja lN’TlME mes Prekës dhe një minorene

Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, vik*tima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rr*mbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit Vasel Koçeku, çka solli më pas vr*sjen e 20-vjeçarit Preka.

Do i rrë*mbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Prekës dhe një minorenePavlin Preka dhe një autorët e arrestuar

Rrëmbimi i një vajze të mitur dyshohet se është bërë shkak për vr*sjen e të riut, Pavlin Prekës, në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, viktima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të kr*imit, 43-vjeçarit Vasel Koçeku, çka solli më pas vr*sjen e 20-vjeçarit Preka.

Vasel Koçeku dhe bashkëpunëtori i tij në këtë vr*sje, Klaudio Lisaj, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, por përgjimet telefonike, sipas anëtarëve të grupit hetimor, kanë treguar të kundërtën.

Pavarësisht pretendimeve të tyre, Gjykata e Shkodrës, tre ditë më parë, vendosi të lërë në burg babain e vajzës së mitur, Vasel Koçekun, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Klaudio Lisaj.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Lisaj është personi që ka thirrur dhe ka nxjerrë nga shtëpia 20-vjeçarin Pavlin Preka. Ndërsa personi që e ka qëlluar dyshohet se është babai i vajzës së mitur, Vasel Koçeku.

Sipas hetimeve të kryera, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës Pavlin Preka për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

Historia, sipas hetimeve, nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç.

Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku, duke i thënë se nuk kishte vajzë për të martuar, pasi ishte shumë e vogël dhe duhej të ndiqte shkollën.

Megjithatë, Pavlin Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë, të cilëve u ishte shprehur se do t’ia rrëmbente vajzën Vasel Koçekut me qëllim krijimin e martesës me të.

Sipas hetimeve, dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re.

Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për identifikimin e dy autorëve të vrasjes, Policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës u janë dashur një sërë veprimesh hetimore, si përgjime dhe marrja e dhjetëra deklarimeve të personave të ndryshëm, si dhe e dy protagonistëve të këtij krimi.

K.M/Shqiptarja.com

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…