Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi të moshuarish në qytetin Manado, në ishullin indonezian të Sulawesit. Lajmi u bë i ditur nga një përfaqësues i shërbimeve të emergjencës, Jimmy Rotinsulu.
Sipas tij, shumica e trupave të viktimave janë gjetur brenda dhomave të tyre, çka tregon se të moshuarit po pushonin mbrëmjen e së dielës, në momentin kur shpërtheu zjarri.
Autoritetet arritën të evakuojnë 12 persona, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime dhe u dërguan për kontroll në një spital lokal.
Pamjet e transmetuara nga televizioni lokal Metro TV treguan flakët që përfshinin tërësisht godinën e shtëpisë së të moshuarve, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende nën hetim,