Fermerët në Greqi kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me bllokadat e tyre, duke bllokuar rrugët kryesore në disa zona të vendit. Ata kanë njoftuar se sot në mesditë do të mbyllin rrugën anësore në lartësinë e Bralos.
Gjithashtu, në orën 16:00, sipas orës greke, fermerët do të nisnin bllokadën e Nikaias dhe do të bllokojnë edhe rrugët anësore të kësaj zone.
Përveç këtyre masave, më shumë se 300 traktorë janë grumbulluar në Aitoloakarnania, ku pritet të mbyllet sërish autostrada “Jon”, një nga arteriet kryesore të trafikut në Greqi.
Fermerët janë të vendosur të vijojnë protestat, duke kërkuar mbështetje për kërkesat e tyre, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës dhe të ndihmës financiare për sektorin e bujqësisë,