“Biznesmenëve dhe zyrtarëve u janë marrë telefonat dhe kompjuterat”, Lala: SPAK ka në dorë përgjime ku dalin krerët e Policisë

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për disa aksione të fundit të SPAK në lidhje me dosjet që po hetohen për zv/kryeministren Belinda Ballukun dhe AKSHI-n. Lala tha se ka patur kontrolle në banesat dhe ambientet e zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Lala shtoi se janë zbuluar disa përgjime sekrete, të cilat sipas saj, përfshijnë zyrtarët me të lartë të policisë së shtetit.

“Sa i përket çështjes Balluku, SPAK i është drejtuar gjykatës për kontrolle banesash dhe zyrash, për zyrtarë dhe biznesmenë të përfolur dhe të implikuar në dosjen Balluku. Ka patur 21 vendime individuale, por 34 urdhra kontrolli. Vendimi është marrë në datën 25 dhjetor në Krishtlindje dhe është zbatuar në datën 26 dhjetor.

Ka patur kontrolle te të besuarit e Ballukut, shefja e kabinetit të saj, mendohet se në banesën e saj dhe në telefon mund të gjenden të dhëna që i shërbejnë hetimit. Është marrë telefoni i administratores së KESH.

Janë kontrolluar Erald Elezi dhe Gential Gjyli që janë me masa sigurie. Janë kontrolluar biznesmenët, Rrok Gjokaj, është marrë telefoni bashkë me të të birit. Është kontrolluar banesa e Ilir Shtufit, Paqësor Buzi.

Të gjithë këto telefonat apo pajisje kompjuterike, janë dërguar për ekspertim në laboratorë, dihet që ka edhe ekspertë të huaj. Nëse do të gjenden prova do të përdoren në përballjen mes SPAK dhe Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për kërkesën e arrestit të Ballukut.

Në dritë kanë dalë komunikime të reja. Po hetohet për koncesionin Thumanë-Kashar. Po hetohet Balluku dhe Gener 2 që ka lidhur kontratën. Është rrugë, pa ndonjë investim të jashtëzakonshëm, është rrugë që ka qenë ekzistuese. Koncesion që për 35 vjet shkon në 1.3 miliardë euro.

SPAK, nisur nga disa komunikime të Ballukut me Berberin, ka ngritur dyshime që kjo sipërmarrje ka qenë e paracaktuar. Ajo thotë që pronari i kompanisë mund të jetë një ushtar dhe po i bëj nderin e jetës, biznesmenit Bashkim Ulaj.

Janë kryer kontrolle pra në disa biznesmenë, pritet të ketë zhvillime të mëtejshme. Dosja e AKSHI, e kemi trajtuar, po pyeten persona të ndryshme. Ka hetim për një numër zyrtarësh policie, pasi janë filmuar në zyrën e Agasit.

Se çfarë kanë përgjimet janë top sekret, por ka një hetim të ri që përfshin zyrtarët me të lartë të policisë së shtetit. Po hetohet edhe zhdukja e Daniel Shimës.

Janë gjetur element që e bëjnë të dyshojë se mund të ketë patur rrëmbim. SPAK nuk varet nga hetimi që bën prokuroria e juridiksionit të zakonshëm. Se sa do të ecë kjo çështje mbetet për tu parë”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…