Do rr ëmbente minorenen, si përfundoi në vr asje fejesa e refuzuar e 20-vjeçarit shkodran

Rrëmbimi i dyshuar i një vajze të mitur dyshohet se ka qenë shkaku kryesor i vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur në fshatin Guci e Re, në Shkodër. Kështu rezulton nga hetimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës.

Sipas dosjes hetimore, viktima kishte shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e mitur të 43-vjeçarit Vasel Koçeku, një prej autorëve të dyshuar të krimit. Ky konflikt, i cili kishte nisur prej vitesh, dyshohet se ka çuar në vrasjen e të riut.

Vasel Koçeku dhe bashkëpunëtori i tij, Klaudio Lisaj, nuk e kanë pranuar autorësinë e krimit. Megjithatë, përgjimet telefonike dhe provat e tjera të mbledhura nga grupi hetimor kanë hedhur poshtë pretendimet e tyre. Tre ditë më parë, Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy të dyshuarit.

Sipas hetimeve, Klaudio Lisaj është personi që ka thirrur dhe ka nxjerrë nga banesa 20-vjeçarin Pavlin Preka, ndërsa dyshohet se autori i vrasjes me armë zjarri është babai i vajzës së mitur, Vasel Koçeku.

Hetimet tregojnë se motivi i krimit lidhet me një konflikt të gjatë, që kishte në qendër dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe. Ngjarja e ka zanafillën rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte 13 vjeçe dhe kërkesa ishte refuzuar nga babai i saj, me argumentin se ajo ishte shumë e vogël dhe duhej të vazhdonte shkollën.

Pavarësisht refuzimit, Preka dyshohet se ka vijuar të shfaqë interes për vajzën dhe t’u shprehet personave të tjerë se kishte ndërmend ta rrëmbente për t’u martuar me të.

Sipas Prokurorisë, mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj e ka nxjerrë viktimën nga banesa, ndërsa pak më vonë Pavlin Preka është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë përgjime telefonike dhe marrjen e dhjetëra deklarimeve nga persona të ndryshëm, si dhe nga vetë të dyshuarit. Hetimet vijojnë.

Related Posts

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon të …

Nga festat e shfrenuara të Romës së lashtë te puthja simbolike e sotme, pse ky moment i mesnatës vazhdon të ketë kaq shumë rëndësi. Mbase qëndroni në…

E rëndë ne vend/ Gjendet i vd*kur çifti i të rinjve brenda një vile

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e…

10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë…

Vendim i qeverisë/ Kompensime të të ardhurave mujore për disa kategori

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të…

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës…

Visheni më 31 dhjetor për fat dhe bollëk, zbuloni ngjyrën fatësjellëse të 2026 për çdo shenjë Horoskopi

Astrologe Gjini ka treguar sot se çdo shenjë Horoskopi ka ngjyrën e vet fatësjellëse për këtë vit. Duke ditur ngjyrën që ju përshtatet, mund të thithni energji…