Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Moderatorja bëri të ditur se situata u kuptua vetëm pak minuta përpara se të realizohej lidhja direkte. Sipas saj, gjatë përpjekjes për ta kontaktuar Faikun, në telefon u përgjigj motra e tij, e cila jeton në Francë.

“Pak minuta para provës për lidhjen direkte, na erdhi një mesazh. Kur telefonuam me mendimin se do të flisnim me Faikun, në telefon doli motra e tij”, tregoi Sulo gjatë emisionit.

Në mesazhin e dërguar nga motra e Faikut, Rema Retkoceri, sqarohej se ai ndodhej në spital dhe nuk ishte në gjendje të jepte intervistë.

“Ai është duke marrë infuzion dhe është në gjendje të rënduar, pasi nuk po arrin të përballojë komentet dhe reagimet në rrjetet sociale”, thuhej në mesazh, ku kërkohej mirëkuptim nga stafi i emisionit.

Bieta Sulo shtoi gjithashtu se gjatë bisedës telefonike, motra e Faikut kishte theksuar se gjendja e tij emocionale ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe për këtë arsye ishte dërguar menjëherë në spital.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së shtunës, Faik Retkoceri hyri në shtëpinë e Big Brother VIP 5 për të takuar djalin e tij, Malin, pas një mungese kontakti prej rreth shtatë vitesh.

Megjithatë, takimi nuk u realizua, pasi Mali vendosi që këtë moment ta përjetojë jashtë shtëpisë, pasi të përfundojë rrugëtimi i tij në reality show.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…