Loja mbaroi! Klodiana Lala: 2026 e pret Ramën në SPAK, ja çfarë do i kërkohet

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026.

Sipas gazetares, në vitin 2026, me gjasë Edi Rama do të pyetet nga SPAK si person në dijeni, ndërsa deklaroi se hetimet vijojnë për çështjen McGonigal, disa tendera dhe koncesione në shëndetësi.

Lala tha se ka hetime edhe për kullat, duke përmendur kullën Mali i Tiranës dhe biznesmenin Ilir Shtufi.

“Askush nuk të jep përgjigje me siguri për 2026. Çështja McGonigal është e rëndësishme, test i fuqishëm. Me ndryshimin e lidershipit të SPAK, Me zotin Braho, ajo çështje implikon deri te kryeministri dhe është prioritare, nisur nga disa zhvillime, ka një amendament të Kongresit, rikthim të ekspertëve të SHBA në SPAK dhe partnerëve të Britanisë së Madhe. E shoh si çështje prioritare.

Abuzimi me fondet e BE-së, është po ashtu një çështje që janë intensifikuar hetimet. Ka patur shkëmbime informacioni, sekuestrim dokmentash. Ka hetimet për rruget dhe koncesionet në shëndetësi, laboratët, check-up. Mund të kemi thirrje të kryeministrit për marrje në pyetje, janë dhënë që te dosja Balluku shkëndijat. Në një nga bisedat që bën Balluku me Berberin, përmend kryeministrin, që thotë kisha porosi nga kryeministri të takojë Ramë Gecin. A duhet ta thërrasë Ramën dhe ti kërkojë shpjegime, përse orientojë ministren të presë një biznesmen? E shoh 2026 me kryeministrin të thirrur si person në dijeni.

Ka kulla në hetim, Mali i Tiranës përshembull. Zoti Shtufi është njëri nga investitorët. Po kontrollohet edhe origjina e pasurisë. Mund të dalin edhe gjëra të tjera”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…