Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte humbur në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Ajo tregon se portofoli i kishte humbur pasditen e sotme dhe brenda tij ndodheshin rreth 300 mijë lekë të vjetra. Çifti që e gjeti portofolin nuk hezitoi aspak: ata kontaktuan bankën për të gjetur numrin e saj të telefonit dhe më pas e telefonuan për t’ia kthyer personalisht.

Në videon e mbërritur në redaksinë tonë, qytetarja shpreh mirënjohjen e saj për këtë veprim të ndershëm:

“Përshëndetje JOQ! Kjo është kuleta që mua më kishte humbur në zonën e Pazarit të Ri sot pasdite. Dua të falënderoj çiftin simpatik që më morën në telefon dhe ma sollën në shtëpi. Faleminderit dhe mirënjohje për këtë veprim kaq të ndershëm. Vërtet ekzistojnë njerëz kaq të mirë dhe duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë, sepse nuk është vlera monetare ajo që na bën njerëz, por gjesti dhe veprimi.”

Në prag të Vitit të Ri, ky gjest i thjeshtë, por shumë domethënës, është një kujtesë e bukur se ndershmëria, empatia dhe humanizmi ende ekzistojnë dhe meritojnë të vlerësohen publikisht.

JOQ Albania i bashkohet falënderimit dhe uron që këto histori të vogla, por të mëdha në vlera, të shërbejnë si shembull për të gjithë shoqërinë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…