Tradhtia qe nuk falej dot! Pas 27 vitesh martesë/ Enada Hoxha zbulon arsyen e dhimbshme qe e ndau nga Gerdi

Balerina e njohur shqiptare, Enada Hoxha, ka folur për herë të parë lidhur me divorcin e para pak muajve nga balerini Gerd Vaso, në një intervistë shumë emocionale për të.

E ftuar në podcast-in e Mira Kazhanit, “Zë me Mirën”, Enada ka nisur rrëfimin e saj duke shprehur se ish-bashkëshorti i saj, Gerd Vaso, “ka qenë dhe do të jetë njeriu që ka dashur përjetë”, duke vijuar me deklaratën:

“Kjo që unë përjetoj ose dashuria e madhe që kam përjetuar, më duket sikur nuk do të përsëritet më, do të jetë aty me mua gjithmonë.”

E pyetur nga Mira për arsyen e ndarjes së ish-çiftit shumë të dashur për publikun shqiptar, Enada u shpreh: “Arsyeja është thjesht ai dhe zgjedhja e tij. Unë më shumë sesa t’i jepja gjithë dashurinë time pa fund, nuk kisha gjë tjetër,” duke lënë të kuptohej se vendimi për ndarjen ka qenë i njëanshëm dhe i nisur prej ish-bashkëshortit të saj.

Më tej, balerina vijoi të përmendte më shumë se një herë gjatë intervistës që, gjatë kësaj ndarjeje të vështirë për të, iu desh të pranonte vendimin e Gerdit, për të respektuar dhe dinjitetin e saj, duke u shprehur:

“Nuk ka vlerë të ndihesh i fyer dhe i parespektuar gjithë kohës. Çdo gjë ka një kufi. Por dhe unë nuk jam natyrë që mund të mbaj dikë me zor.”

Ndonëse Enada nuk përmendi arsyen konkrete që e ka bërë të ndihej e parespektuar prej ish-baskëshortit, deklarata e mëposhtme lë të nënkuptohet se veprat e këtij të fundit kanë qenë për të një motiv i fortë për të pranuar ndarjen e tyre dhe të thënit “jo” një ribashkimi në të ardhmen:

“Mendoj që janë ca gjëra që nuk falen, nuk kapërdihen, me gjithë dashurinë e madhe. Kam zgjedhur të respektoj veten dhe zgjedhjen e tij.”

Në intervistë, ku qartësisht Enada nuk ngurroi të tregohej vulnerabël, duke shprehur se ndiente ende dashuri për Gerdin, ajo u shfaq gjithashtu edhe kategorike në mbajtjen e një miqësie me të:

“Është shumë herët për të folur për një miqësi me zgjedhjen që Gerdi ka bërë. Mendoj që nuk mund të mbetesh mik nëse do të ishte një ndarje që nuk po shkojmë mirë. […] Nëse ka ndarje për arsye jo të mira, që nuk ka nevojë t’i them, s’ka shumë dëshirë për të qenë miq sepse lëndimi është shumë i madh. Çdo përballje ka ende një efekt shumë të fortë tek unë, edhe kalimi [ballë për ballë] për mua është shumë i fortë,” përmbylli ajo.

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso u përfolën për një divorc gjatë muajit shtator të këtij viti, ndarje që i dha fund martesës së tyre 27-vjeçare. Ish-çifti i famshëm i balerinëve janë njohur që në periudhën kur kanë qenë të dy në fillim të shkollës së lartë dhe kanë një djalë 17-vjeçar së bashku, të quajtur Roan.

Related Posts

Rrëzohet avioni me pasagjerë, VD*ESIN të gjithë

Një aeroplan i vogël që transportonte 11 persona është rrëzuar në Qarkun Kwale, Kenia, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit. Sipas Autoritetit të Aviacionit…

“Financat do fillojnë të rriten”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat dhe propozimet interesante. Beqaret do tërhiqen mjaft…

E BUJSHME/ “Balluku emri më i përfolur në dosjet e ko rrupsionit”/ Belinda në SPAK, reagon gazetari: Rama po kërkon …

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në një emision televiziv, ngriti sot shqetësimin mbi vonesën dhe pasojat e hetimeve ndaj emrave më të përmendur për korrupsion dhe lidhje…

E tm*rrshme! Vr*tet gazetari i njohur, ja njerzit e fr*kshëm qe po investigonte

Gazetari meksikan Miguel Angel Beltran, i njohur për raportimet mbi kartelet e drogës, u gjet i vrarë në një autostradë me një shënim kërcënues pranë trupit të…

Stuhia e shekullit po vjen! Banorët e këtij vendi i pret F*rri, jepet al*rmi

Uragani Melissa i afrohet bregut, alarm në të gjithë vendin Uragani Melissa është vetëm pak minuta larg zbritjes zyrtare në tokë dhe po përgatitet të godasë Xhamajkën…

Vjen lajmi i shumepritur per motin, ja ç’ndodh sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale do të…