Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar).

Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ngrica, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke krijuar vështirësi në transportin rrugor.

Parashikimi i reshjeve:

Sot pasdite nuk priten reshje të konsiderueshme. Nesër, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.

Në zonat e Alpeve pritet dëborë e dendur, ndërsa në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 metra nga niveli i detit, parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë:

Në bregdet: 2 / 13 °C

Në vendet e ulëta: 0 / 13 °C

Në vendet malore: -5 / 5 °C

Era:

Sot pasdite era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër në bregdet pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…