Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mesditën e sotme në Orikum. Rreth orës 13:30, urgjenca mjekësore ka njoftuar Policinë se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, me shenja dhune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, Sose Xhebroi, 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroi, 50 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në zonën përreth banesës, ku në ambientet e një garazhi është gjetur i pajetë edhe Llogor Xhebroi.
Sipas hetimeve të para dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në garazhin e makinës.
Hetimi sugjeron se gruaja ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës dhe mbytjes nga bashkëshorti i saj, i cili më pas dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, e cila u mor në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Në hetimet e para rezulton se çifti ishte në proces ndarjeje prej pak muajsh.
Orikum/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.