Kryebashkiaku reagon pas aks*dentit tragjik ku humbën j*tën dy bashkëshortë: Ishte djali i tezes time! U prehshin në paqe!

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, ka tronditur opinionin publik, duke marrë jetën e dy bashkëshortëve dhe duke lënë të plagosur tre persona të tjerë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili përmes një postimi ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e familjarëve të tij:

“Petrit Florini, djali i tezes time, me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë. Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne. U prehshin në paqe Petrit dhe Elona.”

Sipas informacioneve, viktimat janë Elona Florini, 42 vjeçe, me profesion mësuese, dhe Petrit Florini, 53 vjeç, efektiv policie. Çifti ishte me origjinë nga Puka.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, konkretisht bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, që ndodheshin në automjetin tjetër të përfshirë në përplasje. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, janë përfshirë në një aksident dy automjete, njëri me drejtues shtetasin F. L. dhe tjetri me drejtues shtetasin P. F.. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe reagime të shumta, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal në qarkullim, veçanërisht në akset me rrezikshmëri të lartë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…