Zhduket prej 18 ditësh 20-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Një 20-vjeçar nga fshati Drenovicë i Dimalit ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 26 shkurt 2025.

Bëhet fjalë për Nikolas Mjelli, i cili prej rreth katër muajsh jetonte dhe punonte në Tiranë.

Sipas familjarëve, i riu është parë për herë të fundit në rrugën “Bardhyl”, pranë hostelit “TOPO”, rreth orës 22:00 të datës 26 shkurt. Që nga ajo natë, nuk ka pasur më asnjë lajm prej tij, ndërsa telefonata dhe përpjekjet për ta gjetur kanë rezultuar të pasuksesshme.

Të afërmit kanë bërë apel për ndihmën e qytetarëve dhe të çdo personi që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Ata lënë në dispozicion numrin e kontaktit +355 68 385 0508, duke kërkuar që kushdo që ka informacion të mundshëm të ndihmojë në gjetjen e Nikolasit.

Zhdukja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk është bërë e mundur zbulimi i vendndodhjes së tij.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…