Ndërron jetë djali i futbollistit të grumbulluar në Kupën e Kombeve

Kupa e Kombeve të Afrikës (AFCON) është tronditur nga lajmi tragjik i vdekjes së djalit të Stephane Aziz Ki

Ylli i Burkina Fasos ndodhet aktualisht me përfaqësuesen e tij në turne, ndërsa klubi i tij ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas këtij lajmi prekës.

“Me dhimbje dhe trishtim të thellë, Wydad AC shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin tonë Aziz Ki për ndarjen nga jeta të djalit të tij. I lutemi Zotit të Madhërishëm ta mëshirojë të ndjerin, t’i japë një vend në Parajsë dhe t’i dhurojë familjes dhe të afërmve durim dhe qetësi.”

Në prag të Vitit të Ri, Aziz Ki ndihmoi përfaqësuesen e Burkina Fasos të siguronte një vend mes dy më të mirave dhe kualifikimin nga Grupi E në Kupën e Afrikës, pas fitores ndaj Sudanit.

Ai asistoi në golin e parë të fitores 2-0, që i garantoi ekipit vendin e dytë në grup. Në fazën e 1/8-ve, Burkina Faso do të përballet me një sfidë të madhe ndaj Bregut të Fildishtë, ndeshje që do të luhet të martën, më 6 janar.

Aziz Ki dhe bashkëlojtarët e tij fituan dy ndeshje dhe humbën një në fazën e grupeve. Ata mposhtën Guinenë Ekuatoriale 2-1, përpara se të pësonin humbje 1-0 ndaj fituesve të grupit, Algjerisë.

Fitorja ndaj Sudanit më pas u siguroi vendin e dytë në grup, në një përballje ku të dyja ekipet hynë me pikë të barabarta. Aziz Ki, 29 vjeç, aktivizohet në nivel klubesh te Wydad Athletic Club.

Ai iu bashkua Wydad-it vitin e kaluar, pasi më parë kishte luajtur për Young Africans në Tanzani. /Panorama Sport,

Related Posts

Aksident i rende ne vend, detajet

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Në ora 15:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie,…

Shembull i plote: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e…

Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i…

I shanë Shqipërinë/ Këngëtarja shqiptare rreh dy greke

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ? Top Show Magazinë? ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së…