Familjet me fëmijë nën 18 vjeç përfitojnë para nga shteti, kujdes ruani faturat

Nga muaji mars 2026, prindërit me fëmijë nën 18 vjeç do të përfitojnë një kompensim tatimor të ri që synon të mbështesë familjet shqiptare dhe të ulet barra financiare e rritjes dhe edukimit të fëmijëve.

Sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, çdo prind që ka fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç do të ketë të drejtë të zbresë nga baza e tatueshme 480 000 lekë te vjetra për çdo fëmijë kur plotëson Deklaratën Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin fiskal 2025, e cila dorëzohet në mars 2026.

Kjo zbritje përdoret për të rillogaritur tatimin që është paguar gjatë vitit të kaluar, dhe nëse rezulton se është paguar më shumë se sa duhet, prindërit mund të kërkojnë rimbursimin e diferencës.

Përveç zbritjes për fëmijët, ligji parashikon edhe mundësinë e zbritjes së shpenzimeve arsimore deri në 100, 000 lekë te reja në vit për familjet me të ardhura vjetore deri në 1,2 milionë lekë, me kusht që dokumentacioni i pagesave për arsim të ruhet dhe paraqitet si provë.

Lehtësimi vlen për të gjithë prindërit që plotësojnë deklaratën e të ardhurave, dhe në çift është prindi me të ardhurat më të larta ai që përfiton zbritjen për çdo fëmijë në ngarkim. Edhe nëse një prind ka qenë i punësuar vetëm për një pjesë të vitit, ai mund të përfitojë kompensimin nëse plotëson kushtet për zbritje.

Për të maksimizuar përfitimin nga kjo masë, është e rëndësishme të ruhen dokumentet e pagesave për arsim dhe të përfshihen me kujdes në deklaratën vjetore të të ardhurave, sipas rregullave të Autoritetit të Tatimeve,

Related Posts

Aksident i rende ne vend, detajet

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Në ora 15:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie,…

Shembull i plote: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e…

Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i…

I shanë Shqipërinë/ Këngëtarja shqiptare rreh dy greke

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ? Top Show Magazinë? ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së…